Zgjedhjet me 1 portë, 11 ditë të paçertifikuara

480
Sigal

Edi Rama dhe banda e tij në pushtet, përveçse po e çojnë në humnerë gjithnjë e më shumë vendin, i kanë bërë edhe institucionet gjithnjë e më qesharake. A mund të ketë situatë më qesharake dhe skandaloze se ajo që po ndodh me votimet monopartiake në vend?

U ‘votua’ nga një parti e vetme, u ‘numërua’ nga një parti e vetme dhe ende nuk kemi një rezultat të çertifikuar ndërkohë që kanë kaluar 11 ditë. Sigurisht që kjo nuk ndodh thjesht sepse ka vonesa korrektësie. Por babëzia për të vjedhur sa më shumë në kundërshtim me braktisjen totale që shqiptarët i bënë tanimë nuk po dinë si të rregullojnë rezultatin.

Komisioni Socialist i Zgjedhjeve nuk po di se ctë bëjë. Duhen rregulluar në letra gjithë ajo batardi që u bë.

Dhe të mendosh që dy ditët e fundit, vendi ynë fqinj Greqia na dha një leksion të jashtëzakonshëm.

Në orën 18:00 të së dielës u mbyll votimi, në orën 19:00 doli rezultati. Në orën 20:00 Tsipras uron Mitsotakis për fitoren dhe brenda 24 orëve Greqia kishte gati qeverinë e re.

Po Rama s’ka ç’të bëj. Çfarë të numërojë?! Kë të urojë për fitoren? Veten?! Punë rilindje, punë bandash!/55news