“Për Teatrin i sëmuret goja”- Vasili reagon pas deklaratës së Majkos: Ka parimin e Shvejkut që thotë se…

292
Sigal

Pas deklaratës së Pandeli Majkos, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar i sëmuret goja, ndërsa mbron hajdutërinë e blerjes së votave. Duke u ndalur tek çështja e votës së emigrantëve, Vasili shtron pyetjen: Kush do ta administrojë votën e tyre, duke nënkuptuar se ato mund të manipulohen.

Reagimi i plotë i Vasilit:

Majkos për të folur për Teatrin i sëmuret goja, ndërsa për të bërë alibinë e hajdutërisë së votimeve të 2017 i vjen goja. 15 kushte ka nga BE, ku sa një mal janë vjedhja e zgjedhjeve dhe ku dosja 184 dhe 339 jane turpi mbare botëror i qeverisë së Majkos. Këta hajdute do te administrojnë votën e diasporës? Ka shqiptar që e ha këtë kokërr ulliri? Kush i beson flokët e bardha me qëllime të zeza? Megjithatë edhe shumë seriozisht nuk duhet marrë, se ky Majko ka parimin e Shvejkut : “Ç’më duhet mua se çfarë them unë”.