Ndodh në Spanjë, një publik me pemë për rihapjen e teatrit të Barcelonës (Foto+Video)

356
Sigal

Më shumë se 2000 pemë në vazo, të gjitha të ndryshme mes tyre, të vendosura mbi karriget prej kadifeje rozë të teatrit prestigjioz Liceu të Barcelonës, kanë zënë vendin e një publiku të veçantë pas hapjes nga emergjenca e koronavirusit. ’Një akt shumë simbolik për të riafirmuar vlerën e artit, muzikës dhe natyrës’, ka pranuar drejtori artistik i teatrit, Victor Garcia De Gomar. Performanca e quajtur ‘Koncerti i Biocene’, është ideuar nga artisti spanjoll Eugenio Ampudia dhe në fund të performancës, pemët u janë dhuruar mjekëve dhe personelit mjekësor në shenjë vlerësimi për punën e tyre në muajt e vështirë të pandemisë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri