PD, Vangjeli: Celibashi emëron nga KQZ patronazhistët si vëzhgues të pavarur në zgjedhjet e 11 Majit

44
Sigal

PD ka hedhur akuza ndaj KQZ, se ka përfshirë në listën e vëzhguesve të pavarur për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, patronazhistët e PS. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli tha se në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore, vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur, shfaqen krejtësisht të njëanshëm duke bërë propagadë fushate për PS, edhe në rrjetet sociale.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pas shqyrtimit të  kërkesave ka nxjerrë vendimet respektive për akreditimin e vëzhguesve të procesit zgjedhor. Dyshimin e PD për vendosjen e emrave të patronazhistëve të qeverisë Rama, në përmbajtje të listave emërore të vëzhguesve të akredituar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.Si është e mundur që këto personazhe futen deri në organizma ndërkombëtare, që janë garancia e zgjedhjeve, besimi dhe certifikimi? Në shkelje të hapur të standardeve zgjedhore , vëzhguesit që prezumohen të jenë të pavarur shfaqen krejtësisht të njëanshëm madje bëjnë propagadë fushate për PS edhe publikisht në rrjete sociale.

Emrat e identifikuar deri tani janë:

Besmir Hallaçi VKSH nr.614, dt.25.04.2025

Enxhi Karaj VKSH nr.599, dt.25.04.2025

Bardhyl Fejzo VKSH nr.617, dt.25.04.2025

Dorian Hila VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Stenli Denaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Elis Alimeri VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Besnik Demaj VKSH nr.634, dt.25.04.2025

Robert Qirollari VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Klodjan Cani VKSH nr.588, dt.25.04.2025

Eugerta Bakiu VKSH nr.589, dt.25.04.2025