PD: Rama-Meta, presion ndaj prokurorisë për të fshehur të vërtetën

387
Sigal

Dërgimi i estradës tek porta e drejtësisë, është një bashkëpunim i ri i Edi Ramës dhe Ilir Metës, për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën. Largimi i Ilir Metës është imperativ për të pasur një hetim të paanshëm e të painfluencuar nga pushteti. Edi Rama duhet të heqë dorë menjëherë nga presionet ndaj Prokurorisë, për fshehjen e të vërtetës tronditëse.

 Edi Rama dhe Ilir Meta kordinuan dje, një sulm të ri ndaj Prokurorisë, në përpjekje për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, për akuzën e porositjes së vrasjes së dy deputetëve, duke keqpërdorur një aktor portokallie për çështjen më serioze dhe më të mrephtë të politikës dhe shtetit, në 25 vitet e fundit.

Ky presion ndaj drejtësisë për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën, u vu në jetë fillimisht nga Edi Rama, i cili publikoi në facebook një video të aktorit të portokallisë që përqesh e bën pazar me jetën e deputetëve.

Më tej u mor në dorë nga Ilir Meta, i cili e dërgoi aktorin e portokallisë në dyert e prokurorisë, me anë të regjisorit të skemave të sigurimit të shtetit, Spartak Braho.

Ky akt i Edi Ramës, nuk është gjë tjetër vetëm presion ndaj Prokurorisë, përpjekje për të feshur të vërtetën.

Edi Rama po i kërkon prokurorisë ta trajtojë çështjen si barsaletë, dhe ti japë asaj një fund komik, edhe pse bëhet fjalë për një nga akuzat më të rënda të Kodit Penal, siç është bashkëpunimi në tentativë për vrasje.

Dërgimi i estradës tek porta e drejtësisë, është një bashkëpunim i ri i Edi Ramës dhe Ilir Metës, për të mbyllur hetimin dhe fshehur të vërtetën.

Largimi i Ilir Metës është imperativ për të pasur një hetim të paanshëm e të painfluencuar nga pushteti.

Edi Rama duhet të heqë dorë menjëherë nga presionet ndaj Prokurorisë, për fshehjen e të vërtetës tronditëse.

Populli foli qartë dje në demonstrimin madhështor.

Populli është në këmbë, dhe do të jetë edhe më shumë edhe më i bashkuar në protestën e ardhshme, derisa Ilir Meta të largohet.

Edi Rama do të ketë të njëjtin fat, nëse vazhdon të bashkëpunojë për të ndikuar hetimin e plotë dhe të pavarur, në favor të skenarit mafioz.