Meta-Hoxhaj: Politika e jashtme mes dy vendeve mbështetje për zhvillim

431
Sigal

Ilir Meta priti sot Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Kosovës Enver Hoxhajn në kuadër të Konferencës së Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Politikën e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Meta vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës. Po ashtu kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehu mbështetjen për rritjen e kontakteve dhe bashkëpunimit mes dy Komisioneve.

Enver Hoxhaj nga ana e tij shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë në rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së Kosovës në aktivitetet rajonale dhe ndërkombëtare, duke theksuar se mbështetja e Shqipërisë është tepër e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.