PD letër ndërkombëtarëve/ Mazhoranca po mbron Olta Xhaçkën, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për heqjen e mandatit

15
Sigal

Grupi parlamentar i opozitës çon Xhaçkën në Parlamentin dhe Komisionin Europian si edhe në çdo ambasadë

PD letër ndërkombëtarëve: Mazhoranca refuzon të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Të hënën ashtu sikundër kishte paralajmëruar në disa dalje për mediat pas seancës së të enjtes që lamë pas, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar i drejtoi një letër Komisionit Europian, Parlamentit Europian dhe trupit diplomatik në Tiranë, në thelb të së cilës ishte informimi mbi çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, për të cilën mazhoranca votoi kundër dërgimit për verifikim në Gjykatën Kushtetuese. Në letrën drejtuar Komisionerit të Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputetes Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Bardhi shkruan se mazhoranca ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Në çdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor. As Kuvendi dhe asnjë institucion publik nuk mund të shpallë sovranitetin përkundrejt vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të rrënonte parimin kushtetutes të balancës dhe kontrollit mes pushteteve, duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, sepse do të merrte tiparet e qarta të një puçi kushtetutës. Ky rast merr përmasat e një mbrojtje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhaçka” – thuhet në shkresën drejtuar ndërkombëtarëve. Bardhi thotë se PS po dhunon Kushtetutën dhe po mbron politikisht Olta Xhaçkën. Duke besuar se nuk mbështesni standardin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”, shpreh bindjen time se ky veprim i paprecedent nuk do të përkrahet nga ana juaj, qoftë edhe përmes kalimin të kësaj situate në heshtje” – tha kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.