Konferenca e Kryetarëve/ “Xibraka” ndez sërish debate mes grupeve parlamentare, shumca rrëzon kërkesë për debat në Kuvend për dosjen

13
Sigal

Në mbledhjen e së hënës të Konferencës së Kryetarëve, PD-ja kërkoi kërkuar mocion me debat për çështjen e trafikut të drogës. Ishte pikërisht, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ai i cili kërkoi mocion për çështjen “Xibraka”.Propozimi u hodh poshtë nga mazhoranca. Ishte kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi , ai që deklaroi se kjo është çështje e ezauruar dhe se nuk kishte vend për mocion me debat. Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi gjatë debatit u shpreh se: “Ju mund të jeni dakord që të mos ekzistoje opozita, por s’e keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat, është e drejtë e opozitës. Ju folët për çështje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori i Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar, e cila është sirtar dhe nuk nuk është trajtuar.Raporet ndërkombëtare flasin për një problem të shtuar të trafikut të drogës. Prandaj do duhet të ketë mocion për këtë çështje. Por ju s’keni interes kur folët për grabitje prone, s’keni interes kur folët për ekonominë, s’keni interes kur folët për krimin.Po në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Bledi Çuçi tha se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat, sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare. “S’kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocion s’duhet zhvilluar fare pasi janë çështje të stër-ezauruara. Nga mënyra si është parashtruar kërkesa s’ka vend fare për mocion. Kërkesa e opozitës lidhet me çështje që janë gjykuar nga drejtësia madje edhe me vendime të formës se prerë, që janë ezauruar edhe në debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund të ulemi sot të flasim për datën e një mocioni” deklaroi Çuçi. Ndërkohë në një prononcim për mediat jashtë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Bardhi u shpreh se: “Ne do t’i qëndrojmë mocionit që kemi paraqitur. E vetmja kompetencë që ka kryetarja e Kuvendit është të propozojnë një datë, por mocioni është i detyrueshëm brenda 30 ditëve nga momenti i paraqitjes”. Sipas tij mocioni i kërkuar nga PD është i bazuar në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në krye të vendeve problematike, për transport droge, dhe në përputhje me rregulloren.