Berisha: PD dënon me ashpërsi aktin terrorist në Ankara, shërim të shpejtë të plagosurve

67
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar aktin terrorist të ndodhur mëngjesin e sotëm në Ankara.

Me një postim në faqen e tij në Facebook, Berisha shkruan se, ‘PD dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist dhe shpreh solidaritetin e saj me autoritet turke’

NOA

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Akt terrorist në Ankara

Sot paradite dy persona sulmuan, në një akt terrorist, ndërtesën qeveritare pranë Parlamentit të Turqisë. Ata hodhën granata në drejtim të Ministrisë së Brendshme dhe si pasojë dy policë u plagosen, ndërsa dy terroristët u asgjësuan.

Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist dhe shpreh solidaritetin e saj me autoritet turke, si dhe ju uron shërim të shpejtë të plagosurve.