PD, Boçi: Nga takim me elitën e vendit, Rama e degradoi atë në një tubim partiak

406
Sigal

Gazeta Telegraf/


Deklaratë e drejtuesit të Departamentit të Arsimit, Luçiano
Boçi.

Edi Rama mblodhi sot pedagogë, profesorë e akademikë, në atë
që e quan bashkëbisedim, po ku flet vetëm ai për dy orë me radhë.


Sigurisht, si gjithmonë nuk përtoi t’i etikojë
si të paaftë e të korruptuar duke i futur të gjithë ne një thes. Në thesin e
tij.

Nga takim me elitën e vendit, Rama e degradoi
atë në një tubim partiak. 

I nisi fyerjet me Linditën e tij të Arsimit, dhe
i ndau pedagogët në miq e armiq , që kanë krijuar kaos dhe kanë mbjellë
mediokritet.

Predikoi autonominë
universitare, por i hoqi 2 orë pedagogët nga auditorët ditën e hënë, për t’u
mbajtur një leksion të gjatë e po aq mediokër, politik.

Rama dhe Lindita recituan edhe njëherë para
pedagogëve po të njëjtat mashtrime:

Na lavdëruan, me këmbëngulje të lavdërushme
sistemin hyrës të pa lavdi, në universitete, por nuk thanë pse degët më të
kërkuara, si asnjëherë në këto 25 vite, si Stomatologji, Farmaci, Inxhinieri
Mjedisi, Telekomunikacion etj, janë ende bosh.

U krekosën për ekselentët dhe meritën, por asnjeri
nuk shpjegoi, pse më të mirët sot, si asnjëherë në këto 25 vite, u degdisën në
degë të dorës së dytë.

Nuk dhanë as llogari për çorbën qē gatuan, duke
kufizuar lirinë e preferencës, vetëm e vetëm të çonin maturantët tek mullinjtë
e privatit.
 
Rama dhe Lindita fshehën faktin se Agjensia e
Sigurimit te Cilësisë në Arsimin e Lartë, vazhdon të akreditojë me shpejtësi
rrufe programe për klientelën dhe politikën, pavarësisht se Agjencia Britanike
vazhdon të lëvrijë në terren me vandakët e letrave ne duar.

Pasi i hoqën pagesat për p-time, pasi i reduktoi në
maksimum pedagogëve të drejtën e orëve suplementare, shpërblimin për udhëheqet
e temave e vlerësimin financiar për punën shkencore, u thotë se në Mars, meqë
hyjmë në fushatë, do i rrisë pagat.

Rama dhe Lindita mbetën sot përsëri, para
pedagogëve, profesorëve e akademikëve.