Shqipëria e fundit në Evropë si për rrogën minimale, ashtu edhe për standardet e jetesës

542

Në listë, para nesh
renditen shtetet fqinje si Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa Shqipëria ka bërë disa
hapa pas. “Zyrtarisht karvani ka dekada që ka ecur dhe vijon të ecë përpara,
zyrtarisht ne kalojmë nga fitorja ne fitore, por de facto, në fund të ditës dhe
show politik ne jemi aty ku mund të të cojë një politikë konsensuale
korruptive, e papërgjegjshme, arrogante, grabitëse, fyese, delirante dhe mbi të
gjitha, e paaftë!”-shkruan Krasniqi duke bërë përgjegjës në këtë mënyrë
qeverinë.

Sigal

“Dikur, kur nuk kishim mundësi të ushqeheshim, na thuhej
se jemi kampion të cilësisë së ushqimit në botë! Më vonë kur valët e krizës
hynë në çdo shtëpi na u tha se jemi të dytët pas Gjermanisë për mirëqenie e
zhvillim.

Tani që brezi i ri po largohet drejt Perendimit dhe
aleanca e klientelës ka krijuar një pakicë të pasur e arrogante dhe një shumicë
të varfër e të nënshtruar na thuhet se kemi lënë pas Kroacinë, Serbine, Malin e
Zi dhe të tjeret.

EUROSTAT nuk mendon kështu, përkundrazi, ndofta ngaqë
“nuk di shqip” apo edhe se nuk është në varësi të udhëheqësit tonë të
radhës!

 Ja tabela ku jemi, – të fundit në Evropë në rrogën
minimale, dhe natyrisht, të fundit edhe në standardet e jetesës! Zyrtarisht
karvani ka dekada që ka ecur dhe vijon të ecë përpara, zyrtarisht ne kalojmë
nga fitorja ne fitore, por de facto, ne fund të ditës dhe show politik ne jemi
aty ku mund të të cojë një politikë konsensuale korruptive, e papërgjegjshme,
arrogante, grabitëse, fyese, delirante dhe mbi të gjitha, e paaftë!”,-shkruan politologu
Afrim Krasniqi.