Skandali me blerjen e vendeve për varre në Tufinë, gjykata cakton masën e sigurisë për të arrestuarit

168
Sigal

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar lidhur me skandalin e varreve në Tufinë ku qytetarët duhej të paguanin një shumë të caktuar për të blerë vende për varret dhe gjithashtu nëpërmjet pagesave arrinin të legalizonin banesat e tyre.

Gjykata ka vendosur masën e arrestit me burg për shtetasit: Eljodor Ndini, Alban Ajazi, Latif Shehu, Gazment Daja.

Ndërkohë është vendosur “arrest shtëpie” për Endri Milla, Bujar Lici, Fatjon Gjonaj. Për shtetasin Xhemal Mena është vendosur masa “detyrim paraqitje”.