Qëllohet me thikë shqiptari në Greqi, dy persona hyjnë të maskuar në lokal dhe plagosin 44-vjeçarin

182
Sigal

Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë nga dy persona në Greqi. Sulmi i përgjakshëm ndodhi në orën 1 pas mesnate të së premtes në një kafene në qendër të Selanikut.

Sipas policisë, dy persona të maskuar kanë hyrë në lokal, ku kanë plagosur me thikë në këmbë 44-vjeçarin me origjinë shqiptare, shkruajnë mediat greke.

Autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmën e parë ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq, policia po heton shkaqet e sulmit dhe është vendosur në kërkim të autorëve.