Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Tersi

231
Sigal

Sa herë qē rrugën marr drejt teje

më ndjek terslliku nē çdo hap.

Në qiell do shfaqet një kēmbē reje

dhe shiu do zbresē në tokē me vrap.

Mē pas dikush do mē dalē pērballē.

(Njē qejfli muhabeti )

O zot rēnkoj nēn zē ngadalē.

Po ky, tani e gjeti?

Ndaj bēj pērpjekje, tē çlirohem,

tē shkoj shpejt nē stacion.

Por dhe aty s’mē ndahet tersi.

Urbani po vonon,

ose lēviz sikur zvarritet

gjithmonē nē qejf tw vet.

Njēherē me tē unē kam bērē fjalē!

Ndaj nga ai çfarē s’pret!

S’më ndahen asnjēherē tersllliqet

sa herē qē vij tek ty.

Ndonjēherē mendoj janê rastësira,

ndonjëherē ..se di, se di !