Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Hushi: Princi i kaltër

510
Sigal

Tregim

Ana i kishte mbushur te dyzetat dhe kishte kohë që kishte hequr dorë nga martesa! Vitet i kishin ikur pa kuptuar dhe tani askush s’kujtohej më për të! Ishte akoma e bukur, me trup të mbajtur mirë por flokët kishin filluar ti thinjeshin dhe ti humbisnin atë shkëlqimin e rinisë! Jetonte e vetme dhe pothuaj e llastuar me vetminë e saj! Përveç kohës së punës si edukatore ditën ia kushtonte vetes! Merrej me vrap, gym dhe vishej bukur! Por darkave futej e tëra në boteë e saj! Ndiqte facebook-un, instagramin dhe futej në chat! Në një nga sitet kishte njohur një person! Ai i ishte shfaqur si engjëll! Se kishte takuar akoma por po priste me padurim ta shihte! Alfredi i kishte thënë se ishte inxhinier! Nga fotot që i kishte dërguar dukej king dhe i mbajtur! Ishte rreth të dyzetave ! Ishte kohe darke dhe nga ora nënte Alfredi futej në chat! Ishte momenti i një lumturie të papërshkruar për Anën! Ai futej dhe i sillte nga ana tjetër e chatit dashuri, siguri ia përkëdhelte ëndërrat. E bënte të ndihej e pamoshë ose si një 18 vjeçare! Ai ishte tamam Princi i Kaltër që ka në ëndërr çdo grua! Ana kishte rënë në dashuri keqaz me të por veçse e përmbante veten! Megjithëse kishte nguruar për një kohë të gjatë më së fundmi kishte vendosur ta quante Princi i Kaltër! Alfredi ndihej i lumtur nga kjo përkëdhelje dhe kishte nisur ta quante si për ti lare borxhin, Borëbardha! Por çuditerisht ky emër nuk e bënte të ndjehej e lumtur Anën! Kishte diçka tragjike në fatin e Borëbardhës që Anës nuk i pëlqente!Sa herë ai e thërriste kështu, Anës i dukej diçka e kotë që ai përpiqej ta bënte të ndjehej mirë por pa efekt! Zemër, si je? Alfredi po i shkruante nga ana tjeteë e chatit. Mirë zemër! Po ti? Iu përgjigj ajo! Si ke kaluar sot? Mirë. Po nga ty çkemi? Ndihem e mërzitur iu shpreh ajo ! U bënë kaq kohë që flasim dhe akoma s’të kam parë!!! O zot, përsëri e njëjta histori! Më ke parë zemër! I ke fotot e mia. Pse bën kështu? S’të kuptoj! Ç’të pengon të më takosh! Asgjë! Vetëm ndihem i pasigurtë! Nuk ndihem gati, kam shumë emocione zemër. S’të besoj! Kjo më duket e tepërt ! Të betohem! Kam kaq shumë emocione kur flas me ty,  lere të të takoj. Do ta them vete se kur do shihemi. Jo jo! Dua sonte. Je në vete. Ç’ke kështu? Asgjë! Por smë bind dot ! Ajo vendosi papritur që ai të vinte e ta takonte! Nuk e shtynte dot më pa e përe njeriun që aq shumë e donte, që kishte vendosur ti jepej! Do vish sonte ose… Ajo pati frike t’ia thoshte se s’do ta takonte më dhe do ti jepte fund lojës! Nuk vij dot. Përse? Debati midis tyre po thellohej duke treguar në të njëjtën kohë sa e cekët ishte midis tyre lidhja! Do vish sonte- i dha urdhër ajo! Hmmmm pësoi një pauzë! Ajo i shkroi dhe një herë adresën! Kur po vjen? Se di, iu përgjigj ai! Më thuaj një kohë! Në dhjetë i shkroi ai! E mbyllën chatin! Anës po i rrihte zemra me vrull! U bë pishman që i kërkoi të vinte! Ndjeu se as ajo nuk ishte gati ta takonte! Bëri një dush të shpejtë dhe mbi gjoksin e fryre veshi një bluzë të lehtë mëndafshi që e nxirrte shumë seksi! Ora po i afrohej dhjetës! Ajo ndjeu se po i rrihte zemra më fort! Mbylli sytë dhe mendoi puthjen e tijë! Një zjarr i brendshëm e përfshiu dhe ndjeu nevojën e tij mashkullore! Erdhi ora dhjetë! Ajo zgjati veshët të dëgjonte zilen e derës! Por heshtje! Sa u vonua- tha ajo me vete kur ora shkoi dhjetë e një çerek! Gjithmonë pritjet me padurim zgjasin më shumë , mendoi ajo! Shkoi dhjet e gjysmë! Atë e zuri vaji! Princi i Kaltër po i zhdukej kaq papritur sa që ajo se kishte menduar! Ishte një ndjesi e tmerrshme boshllëku! Nga ata boshllëqe që duket se nuk i mbush dot asgjë! Ajo qau gjatë atë natë për Princin e saj që iu zhduk aq lehtësisht nga jeta dhe aq pa meshirë!