U kap duke vjedhur brenda lokalit, arrestohet 30-vjeçari shqiptar

477
Sigal

Mbrëmjen e djeshme policia e shtetit italiane ndërhyri në Piazza Duca degli Abruzzi, në Pescara, pas informacioneve se në një lokal aty pranë po kryhej një vjedhje.

Menjëherë pas ndërhyrjes policia kapi brenda lokalit shqiptarin me iniciale M.E., 30 vjeç. Shqiptari ishte një emër i njohur për policinë për krime kundër pasurisë.

Ndërsa në mbrëmjen e 29 janarit shqiptari kishte mundur të merrte mbi 400 karta gërvishtëse të vjedhura.

Ndërsa në lokalin ku u kap shqiptari kishte mundur të merrte nga arka 565 euro, shumë që iu gjet pas kontrollit personal.

Hetimet zbuluan se shqiptari kishte thyer dritaren me një kaçavidë të madhe dhe pasi kishte hyrë brenda kishte mbërritur tek arka ku kishte marrë edhe paratë.

Përveç parave ai kishte mbushur një qese me 177 pako cigaresh dhe një çantë të dytë me ëmbëlsira të ndryshme.

I huaji u arrestua në krim në flagrancë për vjedhje të rëndë dhe u vu në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, në pritje të gjykimit.