Superiorja i “dorëzon” stafetën Kupës, të gjitha ndeshjet luhen në një ditë

520
Sigal

Kategoria Superiore ka mbyllur javën e 21, ndërsa tashmë kampionati i ka lënë stafetën ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë. Ditën e mërkurë, në orën 13:30 të gjitha skuadrat do të zbresin në fushë në përpjekje për të siguruar një biletë për në çerekfinale.

Sfida që tërheq më shumë vëmendjen është ajo mes Partizanit dhe Besëlidhjes. Të kuqtë u surprizuar në takimin e parë në Lezhë teksa u mposhtën me rezultatin 3-0 dhe tashmë kanë përpara një mision të vështirë. Megjithatë, Partizani do luajë shanset e tij, ndërsa në rast kualifikimi me shumë mundësi në raundin pasardhës do shihnim një derbi ndaj Tiranës.

Bardheblutë kanë triumfuar në ndeshjen e parë në Kupë, teksa kanë mposhtur me rezultatin 1-3 në transfertë Kastriotin. 24-herë kampionët e Shqipërisë ecin me të njëjtin hap si në kampionat dhe trajneri Emanuel Egbo kërkon fitoren e nëntë radhazi në krye të kryeqytetasve.

Ndërkohë, një sfidë interesante është edhe ajo mes Laçit e Bylisit. Mallkastriotët fituan 2-0 në ndeshjen e parë shtëpiake, por kurbinasit nuk e kanë thënë ende fjalën e fundit. Edhe Vllaznia duhet të punojë shumë për kualifikimin, teksa takimi i parë në Shkodër ndaj Flamurtarit është mbyllur me rezultatin 2-2.

Ndeshjet, të mërkurën:

Grupi A

13:30 Partizani-Besëlidhja (0-3)

13:30 Teuta-Erzeni (3-1)

13:30 Flamurtari-Vllaznia (2-2)

13:30 Tirana-Kastrioti (3-1)

Grupi B

13:30 Skënderbeu-Besa (2-0)

13:30 Kukësi-Lushnja (1-0)

13:30 Luftëtari-Apolonia (0-3)

13:30 Laçi-Bylis (0-2)