Meta: Policët që prekin votën do përfundojnë në këmbët e popullit, Agaçi kërkon të marrë në kontroll Gjykatën Kushtetuese

287
Sigal

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka folur ashpër për ndërhyrje të mundshme të policisë në zgjedhjet e 25 prillit.

Meta ka paralajmëruar se nëse preket një votë, presidenti nuk do mbajë përgjegjësi nëse policët do përfundojnë në këmbët e popullit.

Ato policët të bëjnë detyrën, por duhet ta dinë se në rast se do të preket një votë, presidenti nuk do të mbajë përgjegjësi nëse policët do të përfundojnë në këmbët e popullit. I ftoj të gjithë të bëjnë detyrën, ndryshe do të përfundojnë më keq se policët e Mubarakut”-nënvizoi ai.

Meta akuzoi se sekretari i përgjigthshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi kërkon të marrë në kontroll Gjykatën Kushtetuese.

Ëngjëll Agaçi që kontroll reformën në drejtësi do të bëjë çdo gjë që të ketë një gjykatë Kushtetuese në kontrollin e tij sepse është përgjegjësi kryesor për të gjitha PPP-të dhe shkeljet e qeverisë dhe të gjitha vonesat që kanë ardhur kanë ardhur por shkak të bllokimit të KED-së në të kaluarën dhe lojërave të ish-kryetarit të KED-së dhe se Agaçi kontrollon të gjitha institucionet që vonojnë apo skualifikojë apo për të pasur në kontroll anëtarët, që Presidenti të jetë i detyruar që të zgjedhë ato që do i lerë Ëngjëll Agaçi. Po të ishte bashkëpunuar sikur ka kërkuar Presidenti nuk do të kishte ngelur Shqipëria një ditë pa gjykatë kushtetuese, tani prioriteti janë zgjedhjet, pas zgjedhjeve parlamenti i ri do të verifikojë çdo gjë dhe kush ka bërë krime edhe në raport me Kushtetuesen do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi Presidenti në emisionin Log në Abc News.

Shorti i KED do të hidhet në momentin më të parë. Është bërë qëllimisht për ta lënë pa gjykatë Kushtetuese edhe tani përpjekjet bëhen për ta kapur këtë institucion. Ditën e fundit të parlamentit kanë ndryshuar ligjin për betimin e anëtarëve të gjykatës së lartë te Presidenti, që nuk është ceremonial, por verifikimi nga një institucion i pavarur si presidenti. Tre anëtarë të kushtetueses do të zgjidhen nga gjykata e lartë dhe kanë dashur të mbulojnë të gjitha shkeljet dhe të marrin tre anëtarët. Ilir Meta ua ka bërë të qartë, vendi është pa gjykatë kushtetuese, qytetarët janë pa mbrojtje. Ilir Meta ka mbajtur shënim cdo gjë, i ka të dokumentuara, me aktorët vendas dhe ndërkombëtarë dhe me parlamentin e ri dhe demokracia në Shqipëri do të marrë atë dimension, që duhet marrë, duke çuar në qeli ata që kanë bërë krime kundër kushtetutës dhe që e kanë lënë Shqipërinë pa gjykatë Kushtetuese”-shtoi.