Kryemadhi: Doja të falenderoja të gjithë gazetarët e terrenit dhe të gjitha mediat për raportimin dhe transmetimin live

216
Sigal

Fjala hyrëse e Kryetares se LSI, Monika Kryemadhi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët

Risia e këtyre zgjedhjeve ishte votimi online, një aplikacion i cili u ideua, u dizajnua dhe u programua nga djem dhe vajza specialistë të LSI-së, të cilët na ofruan një votim online, në një pjesëmarrje goxha të madhe.
Sigurisht që ajo që na bën më shumë entuziastë është pjesëmarrja goxha e madhe edhe e votuesve që janë jashtë Shqipërisë, sidomos ata që janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Angli, në Greqi, në Itali dhe në Gjermani.
Kjo është një situatë, e cila i paraprin votimeve të 25 prillit, përsa i përket kthimit të shqiptarëve dhe për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të 25 prillit.
Gjithashtu dua të kujtoj që ky proces zgjedhor nuk pati thjesht rëndësinë e konfirmimit të Monika Kryemadhit si kryetare e LSI-së, dhe është një përgjegjësi shumë e madhe për mua si Kryetare, sepse detyrat e mia së bashku me gjithë ekipin drejtues që do të dalë nga Konventa Zgjedhore e 5 dhjetorit do të jenë të drejtpërdrejta, do të jenë shumë të mëdha përsa i përket angazhimit dhe përballjes së LSI në zgjedhjet e 25 prillit.
Sot sfidat ne nuk i kemi personale, sot sfidat e kemi përballë qytetarëve shqiptarë, ku ajo që është më e rëndësishme për ne është rikthimi i shpresës tek shqiptarët, është rikthimi i tyre në shtëpi, në një qytet normal, në një jetë tyren normale. Atë të cilën çdo ditë e ka vështirësuar jo vetëm situata ekonomike, por edhe situata e pandemisë, e tërmetit e kështu me radhë.
Megjithatë pjesëmarrja e të rinjve dhe të rejave në këtë proces ishte thelbi procesit, gjë që tregon energjinë e Lëvizjes Socialiste për Integrim, tregon që LSI është një parti që ecën dhe rritet me një hap të shpejtë.
E mbi të gjitha ajo që është edhe më e rëndësishme për të gjithë është fakti që asnjëri nga ne nuk mund të vegjetojë në Lëvizjen Socialiste për Integrim, por përkundrazi duhet të ecë me ritme të shpejta, në mënyrë të tillë që të kapim sfidat që kanë të rinjtë dhe të rejat, që kanë fëmijët e shqiptarëve.
Dhe pika kryesore e të gjithë këtij [procesi ishte në një farë mënyrë një provë gjenerale e Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e 25 prillit. Fryma që u krijua në këtë proces, jo vetëm që do të mbahet, por do të vijë duke u shtuar çdo ditë e më shumë, përsa i përket strukturave të LSI-së, por mbi të gjitha përsa i përket hartimit dhe organizimit të programit të LSI-së për të vajtur drejt një procesi përfundimtar siç janë zgjedhjet e 25 prillit.
Transparenca, përfshirja dhe ndershmëria e këtij procesi që patëm ditën e shtunë, uroj që të jetë edhe në zgjedhjet e 25 prillit. Ju faleminderit!