Ja si avulluan 450 milionë lekë, për studimin: “Transporti inteligjent”

657
Sigal

Loja e
përfitimeve nëpërmjet tenderëve me fondet investimeve e të shërbimeve publike,
përveçse të bënë “trim”, për të vulosur e firmosur tenderë fiktiv me “letra të
rregullta”, por të bënë edhe të “zgjuar”, për fshehur abuzimet me të cilat
realizon rrugët e përfitimit nga këto tenderë. Një rast i tillë është tenderi i
shpikur nga kryebashkiaku i Elbasanit, profesor” Qazim Sejdini. Mos u çuditni,
por bëhet fjalë për tenderin absurd që është totalisht mundësi për të përlarë
“një dorë miliona lekë”. në fakt nuk është një “gisht” vlera financiare, por
janë qindra milionë lekë nga buxheti i shtetit. Kryebashkiaku “inteligjent” i 3
mandateve të pushtetit lokal në Elbasan, ka akorduar afro 500 milionë lekë
tender për të promovuar “transportin inteligjent” në qytet e jashtë tij. Askush
nuk e di, se si jetë ky projekt studimor me vlerë mbi 450 milionë lekë, të
cilat janë taksat e shqiptarëve  që
mblidhen prej tyre edhe me polici e pranga burgu! Ndoshta këtë e di “profesor”
Qazim Sejdini, ndërsa ekspertët nuk po kuptojnë asgjë, se për çfarë bëhet fjalë
në këtë projekt me temë “Transporti inteligjent”! Edhe pse në njoftimin e
shpallur në “buletini i prokurimeve Publike” nr. 48, datë 5 dhjetor 2016, faqe
127, “profesor” Qazimi sqaron, se ky financim bëhet në kuadrin e projektit “Rilindës”
të “Shqipërisë Digjitale”, asnjë nuk po e kupon se përse bëhet fjalë, madje as
komisioni i tenderit, as Drejtoria e Transportit në Bashki. Madje burime nga
zyrat e bashkisë së Elbasanit, pëshpëritin, se as vetë kryebashkiaku nuk e di,
paçka se e ka firmosur e vulosur. E vetmja gjë që ai e di me saktësi është
fakti, me firmën e tij janë akorduar qindra miliona lekë në këtë tender… të çuditshëm,
duke shpallur edhe fituesin e tenderit, që në rastin konkret janë dy firma, të
cilat siç thuhet brenda Bashkisë së Elbasanit edhe këto nuk e dinë fare, se
ç’është ky projekt me temë “Transporti inteligjent”, i shpikur prej
“inteligjentit” të tenderëve, kryebashkiakut Sejdini!

 

Ja njoftimi për tenderin
“Transpiorti Inteligjent”

 

BASHKIA
ELBASAN

1.
Bashkia Elbasan
adresa: rruga “Qemal Stafa”, Elbasan

2. Për: “Helius System” sh.p.k me adresë: Rruga Mujo Ulqinaku,Pall Tiranë/1
nr.35 , kati i parë në godinën e ndërtuar nga shoqëria Tekno-Projekt Njësia
Bashkiake nr.10 Tiranë.

3. Për: “ S&T Albania” sh.pk me adresë: Rruga Ibrahim Rugova Njësia
Bashkiake nr.5 ,Tiranë.

4. Përshkrim i shkurtër i
kontratës: “Transporti inteligjent:, me
fond limit: 37.500.000 (tridhjetë
e shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë
pa tvsh.

5. Vlera e paraqitur në
procedurën e prokurimit është 36.617.647
(tridhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e shtatëmbëdhjetëmijë e
gjashtëqind e dyzet e gjashtë) lekë (pa
tvsh) dhe me vlerë kontratë prej 43.941.176
(dyzet e tre milionë e nëntëqind e dyzet e njëmijë e njëqind e shtatëdhjetë
e gjashtë) lekë (me tvsh).

6. Buxheti i Shtetit, për
zhvillimin “Shqipëria Digjitale”

7.
Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë: 17.11.2016