Rrëfimi tragjik, i imamit të xhamis Ervin Meti

547
Sigal

Ju tregojë historin e besimtarit, nënën e të cilit e kishin paketuar në morg të gjallë: E kisha shtruar në spital dhe mjekët më dhanë recetën të blija disa ilaçe për covid. Kur erdha nga farmacia më thanë nëna vdiq dhe e çuam në morg. Vajta tek morgu dhe e gjeta me puls. E mora dhe e çova në spital privatë dhe sot nëna është shëndosh në shtëpi, pasi vuante vetëm nga hipertensioni. Ja ngjarja e plotë.

Skandal tragjik, rrëfimi i Ervin Metit: E kishin paketuar në morg të gjallë…

Një imam xhamie, Ervin Meti, ka bërë publike historinë që sipas tij i ka ndodhur një besimtari mysliman. Historia e imamit është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga miq të tij, si dhe është bërë publike. Imami rrëfen se besimtari nga Tirana kishte pasur nënën sëmurë dhe e kishte shtruar në spital në gjendje shumë të rëndë, por pasi mjekët i kishin thënë të shkonte të merrte disa ilaçe në farmaci, ai ishte vonuar më shumë se gjysmë ore. Kur ishte kthyer në spital, sipas imamit, mjekët i kishin deklaruar se e ëma kishte ndërruar jetë si shkak i koronavirusit dhe e kishin dërguar në morg. Ndërkohë, skeptik në lidhje me lajmin, pasi nëna e tij nuk ishte e infektuar me Covid, por vuante nga Hipertensioni, djali kishte shkuar menjëherë drejt morgut. Në momentin kur i afrohet nënës, vëren që pulsi i saj akoma rrihte dhe ishte gjallë. Sipas imamit, ai e dërgoi të ëmën në një spiatal privat dhe pas disa ditësh ajo e merr veten dhe bëhet më mirë. Tronditëse në fakt, për nga rrëfimi dhe pretendimi i imamit, por nuk dihet si qëndron më tej e vërteta.

Postimi i Ervin Metit:

SubhanAllah, O Allah na ruaj ! Dje më vizitoi një vëlla i mirë besimtar që jeton në Tiranë, gjatë bisedave më pikëlloi një ngjarje që kishte ndodhur në Shqipëri, të cilën ma tregoi dhe duke qenë se më tha është 100% e vërtetë, vendosa ta publikoj ! Kishte pas qenë një njeri me pozitë, dhe nëna e tij ishte sëmurë në gjendje të rëndë. E kishte pas marr nënën e tij dhe e kishte dërguar në spital, mjekët i kishin thënë që të merrte disa gjëra në farmaci, dhe si shkak i një pune kishte pas vonuar për 30-40 min. Kur kthehet në spital i pyet mjekët se si është nëna, mjekët i thonë se nëna ka vdekur si shkak i infektimit me Covid-19. Djali i mërzitur për vdekjen e nënës dhe i nervozuar nga fakti se ishte i bindur se nëna e tij nuk kishte qënë e prekur me Covid porse kishte pas pasë probleme me Hipertensionin. I pyet mjekët se ku ndodhet nëna? Dhe mjekët i thanë se: Nëna është dërguar në morg dhe do të të lajmërojmë se kur ta tërheqësh trupin e saj të siguruar me mbështjelljen përkatëse për mbrojten e përhapjes gjatë varrimit. Djali i tronditur, menjëherë shkon drejt morgut dhe me forcë hap dyert dhe vazhdon i afrohet nënës, e prek, dhe vëren se pulsi vazhdonte t’i rrihte edhe pse ngadalë, e merr nënën duke kundërshtuar me çdo kusht punëtorët e morgut me faktin se asaj akoma i rreh pulsi dhe e dërgon në spitalin privat “…….” Pas ndërhyrjes  së mjekëve, nëna e tij fillon të përmirësohet dhe pas 5-6 ditëve bëhet gati të dalë në gjendje të mirë nga spitali. Tani ajo është në gjendje të mirë dhe e aftë të lëvizë me dy këmbët e saj. O Allah, na ruaj nga kurthet e të pabesëve dhe mos sill ndonjë dënim të rëndë në këtë vend, si shkak i punëve të këtyre njerëzve  që kanë humbur ndjenjën e të qenurit njeri. /Bold News