Petraq Milo: INSTAT nxjerr zbuluar mos shfrytëzimin për diversifikimin e energjisë elektrike nga burimet ujore, të erës dhe fotovoltaike

85
INSTAT ka publikuar indekset e rritjes të volumit të prodhimit industrial në përqindje sipas aktivitetit ekonomik për tremujorin e tretë të vitit 2022 të cilat krahasohen me vitin 2005.

Sigal

Krahasuar me vitin 2005, indeksi i rritjes të prodhimit në përqindje në industrine nxjerëse rezulton vetëm 3.8%, në industrine e manifaktures në 37.9%, në industrine e prodhimit dhe furnizimit me ujë në 36.9%, në industrinë e ndërtimit në 76.6%, në industrinë ushqimore nëe 24.4%, dhe në prodhimin e energjise elektrike të gazit dhe të avullit indeksi i rritjes është negativ në -15.8%.

Indekset e mësiperme tregojnë qartë modelin ekonomik aktual të vendit që mbështetet kryesisht në industrinë e ndërtimit, rritja e së ciles në vitin 2022 është disa dhjetra herë më e madhe se industria nxjerëse dhe ajo e prodhimit të energjise elektrike.

Modeli aktual i zhvillimit jo vetem që nuk mundëson shfrytezimin e burimeve natyrore por dhe nuk siguron një rritje të qëndrueshme të ekonomisë dhe të punësimit.

Ne nuk shfrytezojmë avantazhin e potencialit të burimeve natyrore që disponojmë. Dhe konkretisht, rritjen e prodhimit te industrise nxjerese dhe perpunimit. Gjithashtu nuk po arrijmë të shfrytezojmë avantazhin që kemi për rritjen e prodhimit dhe diversifikimit të energjisë elektrike nga burimet ujore, të erës dhe fotovoltaike.

May be an image of text