Dita e OKB-së – Qeveria e Shqipërisë dhe Kombet e Bashkuara nënshkruajnë programin e ri pesëvjeçar

602
Sigal

Gazeta Telegraf/ 

24 tetor 2016
– Agjencitë e Kombeve të Bashkuara festuan sot 71-vjetorin e hyrjes në fuqi të
Kartës së OKB-së dhe 25 vjetorin e prezencës në Shqipëri. Në një event ku ishin
të pranishëm përfaqësues të qeverisë, shoqërisë civile, partnerë ndërkombëtarë
dhe bashkëpunëtorë, u prezantuan arritjet dhe kontributet kryesore të OKB-së në
Shqipëri për periudhën 2012 – 2016.

I
pranishëm në ceremoninë e mbrëmjes, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati
u shpreh: “Vendi ynë ka një histori të pasur e të suksesshme bashkëpunimi me
OKB-në dhe strukturat e agjencitë e saj. Aktiviteti i tyre në Shqipëri është i
ndërlidhur ngushtë me planet dhe përparësitë tona të zhvillimit, në kuadër të
objektivit parësor kombëtar që është integrimi evropian.”


fokus të kësaj dite ishte nënshkrimi i “Programit të Bashkëpunimit për Zhvillim
të Qëndrueshëm ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Kombeve të Bashkuara
2017-2021″.   

Programi u nënshkrua nga
Zëvendëskryeministri i Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, dhe Koordinatori
i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara, Brian Williams në paraditen e 24 tetorit.

Programi i ri bazohet në 25 vjet
partneritet të suksesshëm dhe e orienton mbështetjen e OKB-së drejt përparësive
të vendit, përkatësisht drejt arritjes së integrimit në BE dhe bërjes së hapave
të mëdha gjatë pesë viteve të ardhshme drejt axhendës globale 2030, e njohur
ndryshe si Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Në deklaratën e tij, Koordinatori i
Përhershëm i OKB-së, Z. Williams, theksoi se: “Ajo çfarë është e veçantë
në këtë program është fokusi tek mbledhja e të dhënave dhe rezultatet në
nivelin lokal. Shqipëria ka 61 bashki të reja si rezultat i një reforme të
thellë dhe të guximshme. Tani ne duhet të shohim shërbime reale që ofrohen nga
qeveri të përgjegjshme në nivelin vendor, në mënyrë që kjo reformë të
përmbushet me sukses. “

Sistemi i OKB-së në Shqipëri, i cili
përbëhet nga tetë agjenci rezidente dhe nëntë agjenci jorezidente, do të japë
mbështetjen e tij në katër shtylla:

1) Qeverisja dhe shteti i së drejtës: Puna e OKB-së në këtë
fushë do të përforcojë punën e mekanizmave mbikëqyrës kushtetues dhe të
pavarur, do të forcojë administratën publike dhe kapacitetet e njësive të
qeverisjes vendore, do të mbështesë modernizimin e ofrimit të shërbimeve
publike, do të përmirësojë cilësinë e të dhënave, dhe do të mbështesë politikat
e migracionit.

2) Kohezioni social: Puna e OKB-së në këtë
fushë do të mbështesë reformat në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe sistemeve
të mbrojtjes sociale, do të forcojë mbrojtjen e fëmijëve, do të mbështesë
përgjigjen institucionale ndaj dhunës dhe abuzimit të fëmijëve, do të nxisë
ndryshime në ligjet për mbrojtjen sociale dhe për mbrojtjen e fëmijëve, etj.

3) Rritja ekonomike,
puna dhe bujqësia:
Puna
e OKB-së do të shkojë drejt përmirësimit të qeverisjes së tregut të punës,
rritjes së punësimit të të rinjve, grave dhe grupeve të tjera të cenueshme,
përmirësimit të mundësisë për strehim të përshtatshëm për grupet e cenueshme,
rritjes së prodhimin bujqësor dhe mbështetjes së zhvillimit të zinxhirëve të
vlerave. Mbështetje do të ofrohet dhe për përforcimin e kapaciteteve për
zhvillimin e qëndrueshëm rural.

4) Mjedisi dhe
ndryshimet klimatike:

Puna e OKB-së në këtë fushë do të mbështesë zbatimin e politikave mjedisore dhe
përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, do të mbështesë menaxhimin e
zonave të mbrojtura dhe rezervave të biosferës, do të rrisë masat lidhur me
ndryshimet, përshtatjen dhe zbutjen klimatike, do të përmirësojë teknologjitë e
reja për energjitë e rinovueshme, etj.

Në të katër shtyllat dhe në të gjitha
aktivitetet, OKB-ja dhe Qeveria e Shqipërisë do të synojnë fuqizimin e grave
dhe promovimin e barazisë gjinore.

Programi është zhvilluar bashkërisht
ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë, shoqërisë civile, sektorit privat dhe
partnerëve të zhvillimit përmes një procesi konsultativ që filloi me një
vlerësim të plotë të programit aktual në vitin 2015. Duke njohur rolin
udhëheqës të Shqipërisë në mbështetjen e reformës së OKB-së, programi i ri
është programi i tretë që përdor qasjen “Një OKB”, e cila tani është
pranuar si procedurë standarde operimi për punën e OKB-së në të gjitha vendet.

Në total, programi synon të ofrojë 108
milion dollarë në trajtën e asistencës teknike dhe investimeve gjatë pesë
viteve në vijim, duke përdorur burime nga fondi bazë i sistemit global të
OKB-së, si dhe duke u mbështetur në burimet financiare lokale nga partnerët e
zhvillimit dhe Qeveria.

Në ceremoni morën pjesë ministra të
kabinetit qeveritar, përfaqësues të agjencive të OKB-së, partnerë kombëtarë dhe
ndërkombëtarë të zhvillimit, si dhe organizata të shoqërisë civile.

Për të shkarkuar një kopje të programit,
klikoni në adresën:
www.un.org.al