Pas Shqipërisë, Von der Leyen do të vizitojë sot Kosovën, takim me Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin

214
Sigal

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ditën e sotme do të vizitojë Kosovës. Kjo vjen si pasojë e turit të saj në Ballkan dhe pas vizitës së zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë.

Udhëtimi i saj drejt Ballkanit, vjen edhe disa ditë para samitit të BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.

Kryekomisionerja do të zhvillojë takim me presidenten, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti.

AXHENDA:

09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani

Vendi i takimit: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)

10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

Vendi i takimit: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)

11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti

Von der Leyen e paralajmëroi vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë fjalimit të saj të përvitshëm në Parlamentin Europian.

Ditën e djeshme ajo ishte e pranishme në Tiranë, ku takoi kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.