I nxehti “pushton” Shqipërinë, por a rrezikohet vendi nga zjarret?!

513
Sigal

Gjatë ditës së sotme në Shqipëri temperaturat pësuan një rritje të ndjeshme.

Por sa i rrezikuar është vendi nga zjarret?!

Instituti i Gjeoshkenacave bën me dije se pritet rrezik “i moderuar” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Fier, rrezik “i ulët” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan, Berat dhe Vlorë.

Ndërsa në qarqet Korçë dhe Gjirokastër “s’ka rrezik” për zjarre.

Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku dhe konkretisht qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Qendër), qarku Korçë (Lindje), qarku Vlorë (Perëndim) dhe qarku Gjirokastër (Jugperëndim). Rreziku do tё jetё mё i lartё gjatё ditës sё nesërme.

Sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta në gjysmën e qarqeve të vendit. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre, kryesisht gjatë pasditeve.

Nesër (e hënë, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 33 °C, në vendet e ulëta: 20 / 36 °C dhe në vendet malore: 15 / 28 °C

Sot pasdite (e diel, dt.29) dhe nesër (e hënë, dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht në bregdet.