Ballina Shëndetësi Këto përbërës do t’iu bëjnë të dukeni perfekte gjithmonë

Këto përbërës do t’iu bëjnë të dukeni perfekte gjithmonë

642
Sigal

Cilat janë ushqimet që përveçse organizmit në tërësi, i bëjnë mirë lëkurës në veçanti?

Kakao – hidraton lëkurën tuaj, duke e bërë më të shkëlqyeshme dhe më të mbushur. Dy kuti çokollate në ditë, që ka në përmbajtje flavolonet (antioksidantë të fuqishëm) e bëjnë lëkurën tuaj më me jetë.

Bulmetrat – proteinat që merrni nga konsumimi i tyre e bëjnë më rezistente lëkurën duke e ngadalësuar procesin e formimit të rrudhave. Kosi, sidomos, i marrë rregullisht, është me veti të mrekullueshme në lëkurën tonë, sidomos në lëkurat e thata, pasi lehtëson lëkurën përmes procesit të hidratimit.

Shegët – kanë në përmbajtje të tyre antioksidantë polifenole që luftojnë radikalet e lira, rregullojnë qarkullimin e gjakut dhe i japin lëkurës pamjen e shëndetshme ngjyrë rozë. Një shegë në ditë, e marrë rregullisht është çudibërëse, ndërsa e aplikuar direkt mbi lëkurë, ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe reduktimin e rrudhave.

Arrat –  përmbajnë acidet Omega 3, që përmirësojnë elasticitetin e lëkurës. Ato janë të mbushura edhe me bakër, që nxit prodhimin e kolagjenit. Marrja e tyre e përditshme është një ndihmë e madhe për lëkurën tuaj.

Farat e lulediellit – të ngopura me Vitaminë E, e bëjnë lëkurën tuaj rezistente, duke mbrojtur shtresat sipërfaqësore të saj nga dielli. Hani një grusht fara në ditë. Efektet janë të ngadalshme, por të dukshme. Vitamina E ndihmon në mbrojtjen e lëkurës suaj nga dielli, ndërsa acidet yndyrore që ndodhen në to, ndihmojnë në mbajtjen të plotë të buzëve tuaja.

Fasulet – janë të pasura në zink dhe studimet flasin për lidhje midis niveleve të ulëta të zinkut dhe njollave që bëhen në fytyrë. Zinku ka aftësi mjaft kurative për lëkurën tuaj.

Qumështi i sojës – soja përmban kripëra dhe minerale të shumta, të cilat ndihmojnë në uljen e hiperpigmentimit. Një gotë në ditë, jep efekte të dukshme të saj.

Femrat që konsumojnë perime të gjelbërta dhe të verdha, kanë më pak rrudha, sidomos rreth e rrotull syve. Po ashtu studimet vërtetojnë se karotenoidet, antoksidantët në perimet e verdha dhe të portokallta, ulin ndjeshmërinë e lëkurës ndaj diellit.