Malaj apel bashkisë: Siguroni ujë të rrjedhshëm, ka rëndësi në mbajtjen e higjenës

423
Sigal

E ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Nora Malaj, ish-deputetja e LSI është shprehur se qeveria ka bërë shumë mirë që vendosi t’i mbyllë shkollat dhe çerdhet për shkak të koronavirusit.

Malaj sugjeroi që njëri nga prindërit që do të kujdeset për fëmijët duhet të punojë nga shtëpia ose duhet të vazhdojë të paguhet.

Ajo gjithashtu sugjeroi që në kundër të panikut, ushtria mund të vihet në shërbim të popullsisë.

Nora Malaj: Me gjithë problematikat që kanë shkollat tona, është bërë mirë që janë mbyllur shkollat dhe çerdhet. Çështja tani është se si do të vazhdojë puna nga këtu e tutje. Duhet të nënshkruhet një marrëveshje që për njërin nga prindërit, ta ndjekin punën nga shtëpia ose t’i japin vazhdimësinë e pagës, edhe pse janë në shtëpi. Ne u vumë në panik nga tërmeti. Duhet të mësohemi me situatat e reja, sidomos fëmijët. Duhet të marrim masa të vetëizolohemi dhe të edukojmë fëmijët.

Në kuadër të panikut që krijohet, ushtria mund të vihen në shërbim të popullsisë. Masa duhet të marrin edhe bashkitë. U bëj thirrje që të sigurojnë ujë të rrjedhshëm, pasi është shumë i rëndësishëm në mbajtjen e higjienës. Duhet mbajtur një higjienë e lartë. Kompanitë që pastrojnë qytetin duhet të derdhin klor, që të mos kemi probleme me qytetarët që kalojnë në rrugë dhe vazhdojnë kontributin e tyre.