Pas SHBA, edhe BE i bën thirrje Shqipërisë për Gjykatën Kushtetuese

285
Sigal

Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Shqipërisë të mbyllë sa më shpejt procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, kusht ky që i paraprin konferencës ndërqeveritare, nëpërmjet një mesazhi të dhënë nga Zëdhënësja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit dhe Fqinjësisë në BE, Ana Pisonero.

“Ne nga ana e Bashkimit Evropian jemi në pritje të përmbylljes sa më shpejt të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që ky institucion t’i rikthehet funksionimit të plotë. Bashkimi Europian inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë pa vonesa të mëtejshme me qëllim rivendosjen e Gjykatës Kushtetuese dhe funksionimin e saj të plotë”, thotë Pisonero.