Shkatërrohet grupi kriminal në Spanjë, mes 18 të arrestuarve edhe shqiptarë

75

Policia spanjolle ka bërë të mundur shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e drogës në spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se në kuadër të operacionit të koduar “Olon”, ka vënë në pranga 18 persona të kombësive të ndryshme.

Ata akuzohen se ishin pjesë e një grupi të dyshuar kriminal kushtuar trafikut të drogës dhe rrëmbimit në rajonin e Alicante të Vega Baja në Spanjë.

Sipas Gardës Civile, dhjetë nga tetëmbëdhjetë të arrestuarit, midis 19 dhe 47 vjeç dhe me origjinë spanjolle, shqiptare, angleze, holandeze dhe argjentinase, janë prapa hekurave.

Ndër të tjera nga hetimet janë zbuluar se dy anëtarë të grupit ishin ndarë nga bërthama kryesore me qëllim që të vepronin si ndërmjetës në transaksionet e drogës.

Konkretisht, një nga marrëveshjet e bëra për anëtarët e organizatës së dytë ishte shitja e tre baleta hashashi ekuivalente me rreth 90 kilogramë për një total prej 240,000 euro.

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se arrestimet janë realizuar të zgjatura në kohë, duke filluar nga korriku, gushti dhe 7 perj tyre janë arrestuar në shtator.