Pas darkës së mbrëmshme reagon dhe Genc Pollo : Një kryeministër normal do t’a quante Nusretin të papranueshëm dhe ministrat e tij do të kishin pasoja

242
Sigal

Pas fotos që qarkulloi mbrëmë, ku shihen pjestarë të kabinetit duke darkuar, me anë të një postimi në Facebook ka reaguar dhe Genc Pollo.

“Një kryeministër normal do t’a quante Nusretin të papranueshëm dhe ministrat e tij do të kishin pasoja;

Një kryeministër hileqar do t’i bënte ministrat rezil e do t’i shkarkonte për t’i rujatur vetes fytyrën apo për të shpëtuar lëkurën.

Një shef qeverie që ka humbur çdo busull morale, politike e logjike i del zot zullumit ashiqare me gënjeshtra skarco.” – shprehet Pollo në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë :

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra; siç e ka edhe pacipësia hijen e gjatë!

Kur darka shtrohet nga pala pritëse, çdo protokoll në botë parashikon që në krye të tryezës të jetë mikpritësi; në ketë rast një ofiqar i Dubait. Por në video del se në bash të sofrës është ulur Mazniku i Fushës me histori mikpritje e gostitje. E kusuri janë rilinidistë sipas sërës

Edhe diçka: thotë se në delegacion ishin nga qeveria, bashkia e media. Por “biznesmenin” e harroi vallë? Se sikur na e kapi syri

Një kryeministër normal do t’a quante Nusretin të papranueshëm dhe ministrat e tij do të kishin pasoja;

Një kryeministër hileqar do t’i bënte ministrat rezil e do t’i shkarkonte për t’i rujatur vetes fytyrën apo për të shpëtuar lëkurën.

Një shef qeverie që ka humbur çdo busull morale, politike e logjike i del zot zullumit ashiqare me gënjeshtra skarco.

#25PrillNdryshim