Tre janë arsyet kryesore:
- Ekonomia europiane po mbyllet gradualisht. Goditja e ekonomisë shqiptare nga pandemia do të rritet. Kjo do të prodhojë më shumë të papunësi dhe varfëri.
- Banka Botërore paralajmëron se rreth 41.5% e shqiptarëve përballen me nivele varfërie, ku një pjesë, shumë lehtë mund të bien në nivelin e varfërisë mbijetuese.
- Biznesi duhet mbështetur që të mbajë një pjesë të punonjësve dhe të strukturohet për tu bërë më konkurues.
Çdo kundërshtim i qeverisë për paketat ndihmëse ndaj të papunëve, të varfërve dhe biznesit është jo vetëm papërgjegjshmëri qeverisëse por edhe një krim moral dhe ligjor ndaj atyre që mezi po i mbijetojnë kësaj krize.
Kohezioni dhe solidariteti social janë vlera humane të shoqërive demokratike.
Braktisja e qeverisë për të mbështetur të papunët dhe të varfërit shton braktisjen e vendit dhe varfërimin e tij.



















