Shehu: Po shkojmë drejt degradimit të shëndetësisë, PPP-të po atrofizojnë spitalet publike

431
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se sistemi shëndetësor në vend sa vjen e po degradon.

Shehu  thekson se PPP-të po atrofizojnë spitalet publike, duke thënë se ata kanë rezultuar vetëm një rrënim për shtetin dhe qytetarët shqiptarë.

Postimi i Tritan Shehut:

PPP-te po atrofizojnë spitalet publike nën peshën e monopoleve!?

Kosto e lartë e psh PPP se sterilizimit ka bërë që megjithëse Kryeministri u betua se instrumentat e “vjetra” u varrosën, ata të rishfaqen përsëri.

Aktualisht në të gjithë vendin, të gjitha lindjet kryhen vetëm me instrumentat e vjetra, të sterilizuara si vite më parë, ndërsa në rrethe kjo po ndodh edhe me gjerë.

Nga ana tjetër për tu “ulur koston” reparteve kirurgjikale edhe në qendër u janë vënë numra kufijë operacionesh, reth 30% nën mundësitë e tyre, në një kohë që kërkesat për në Tiranë janë shumëfishuar si pasojë e bllokimit apo degradimit të periferisë.

Po qytetarët çfarë duhet të bëjnë atëhere?

Ose të shkojnë te privati kundrejt pagesës direkte, siç ndodh psh me shumicën e lindjeve etj, ose…. nqs nuk mund të paguajnë; megjithëse për PPP-të buxheti paguan vlera të mëdha!!!

Po t’i shtojme kesaj gjendje edhe shpenzimet e pritëshme për PPP-në e laboratorëve me shkatërrimin e unitetit funksional të spitaleve, po shkojmë drejt degradimit të sistemit tonë spitalor publik e drejtimit të detyruar të pacientëve për të privati, por duke paguar nga “xhepi”.

Pa dyshim në majë të kësaj “familje” qëndron gllabëruesi i madh i fondeve publike, “Check app” terrësisht abuziv.

Tashmë këto PPP-të duke krijuar në kundërshtim me ligjin monopole nacionale privale të financuara nga fondet publike, mund të kushtëzojnë cdo gjë.