Prof.Dr. Tritan Shehu: Kryeministri-Ministër i Jashtëm po shkatërron integrimin e diplomacinë shqiptare

280
Sigal

Se pari te publikosh bisedat informale me Kryeministrin e Frances nuk mendoj se eshte thjesht nje gaf i rende diplomatik, por tingellon si nje provokacion, qe demton maredheniet me ate personalitet, me ate vend mik dhe shton pengesat qofte dhe aty per integrimin tone.
Se dyti te sulmosh BE ne politikat e saj te integrimit, ta akuzosh ate me epitete krejt jashte etikes diplomatike, jane perseri jo thjesht humbje “ekuilibri”, por insulte me pasoje negative politike per ne.
Se treti te akuzosh pa baza Brukselin dhe vendet antare, te kerkosh te fshehesh mbas te tilla akuzave pergjegjesite e tua per problemet qe po kalon Shqiperia qe nga deformimi i thelle i demokracise, shkaterrimi i institucioneve perfshi dhe te drejtesise, korrupsioni, krimi galopant, Republiken e kanabisit te krijuar, trafiqet, varferine, emigracionin masiv etj, eshte si te kerkosh te fshehesh “minaren ne trajse”, gje qe tregon se nuk po mendon per te korregjuar sado pak, perkundrazi.
Se katerti te mos kuptosh qarte vecanerisht tashti qe Maqedonise se Veriut i eshte celur “drita jeshile”, ndersa neve nje vend historikisht i lidhur me Perendimin e pa ato probleme te fqinjit konsiderohemi si “delja e zese”, tregon se nuk do ta kuptosh kete realitet te rende te krijuar nga kjo qeverisje, per aresye…
…te lidhura me vullnete, interesa e strategji te qellimeshme per te penguar integrimin e vendit e mbajtur ate nen keto pushtete okulte larg Perendimit e BE, te lidhura keto me detyrime te imponuara, apo te dyja bashke per vazhdimin e kesaj rruge pa krye?
Keto jane pyetje te hapura, qe presin pergjigje, tashme jo nga Kryeministri, por qe shqiptaret me 25 Prill do tja japin atij.