Adriatik Dosti: Po në Vlorë ç’deshe në këtë mes-prilli o Kadare ?

553
….Kur shkon Ismaili [ Kadareja ] tek Ismaili [ Qemali] ç’nuk te shkon ne mend… dhe punon e fantazon mendje e gjore per mire e per keq….
Edhe pse thonë që Malua për Ismail Qemal ka kohë që njeh Edvin Beun e Tiranës e jo Plakun e mençur e atdhetar të Vlores..punë preferencash s’ ke ç’ ben…
… E bukur kjo Lungomarja qe paska bere Rama tha Malua teksa gjerbte kafene e sabahut buze Detit te Vlores…
E bukur e bukur o Malo dhe mire ben qe e thua edhe Ti…po sikur ishte me i bukur akoma ai Teatri yne kombetar per te cilin ti nuk the asnje fjale se si dhe pse e prishi Rama…
…E kam dashur Vloren qe ne adoleshencen time tha Malua duke ngrene nje dreke te mire me peshk te fresket …po edhe Vlora te ka dashur ty o Malo dhe nuk te do vec sot qe i vajte per ”qoke ”Partie …
…Kisha 20 vjet pa ardhur ketu tha Malua …po pse mo c’te kish penguar te shkoje ne Vlore…aty e kishe…c’ne tu kujtua sot me 11 prill ne diten e vdekjes se koleres komuniste ku ai pushonte me muaj te tere ne parajsen jugore shqiptare… apo vajte per ta ringjallur ?
Sikur ka nja dy ”koincidenca” interesante kjo vizita jote e sotme ne Vlore o Malo …se aty sot ndodhen edhe Rama qe po tall bythen me popullin e asaj ane ….por po aty ndodhet edhe Meta qe po i tregon muskujt Edvinit e po e kercenon se po vodhi votat do ti presi duart…
…Dikur kam duartrokitur gjëra që s’ duheshin duartrokitur ju tha vlonjatëve Kadareja …Ok o Malo ok..po sot pse po vazhdon të mbështesesh gjëra që s’ duhen mbështetur?
Aman më qafsh po s’ma the o Malo…vajte per ta shuar apo për ta ndezur zjarrin në Vlorë ?
.
Me ke je ti kesaj radhe o Malo me hajdutin apo me ndeshkuesin e tij …?
Po si heret e vizitove Vloren o Malo…sepse behari tamam – tamam sic thone vlonjatet s’ka ardhur akoma…nuk durove edhe pak a derezi…te shkoje te pakten ne javen e pare te Majit atehere kur vlonjatet celin sezonin e tyre te dashurise me Detin…
Ore sinqerisht c’ ne kjo dashuri e ringjallur e jotja në moshën e pleqërisë për Vlorën o Malo…a po ku pyesin punet e Partisë per moshë thuaj….
Po he cu bere do kene thene vlonjatet kur te pane sot diku prane asaj zone ku Rama po bente fushaten e tij e po ju mbushte mendjen atyre edhe per nje mandat te trete ….ku ke qene …pse s’ke ardhur me pare e pse na ke munguar….
…Po ja do jesh pergjigjur ti …ketu kam qene por punet e Partise s’me kane lene dot te vij e tu takoj si dikur ne adoleshencen time…sot qe me tha Partia ….erdha !
Gojet e liga thone se vajte ne Vlore per te pritur Cmimin Nobel qe ”dikush” do ta sillte me Vapor …se helbete kohe pandemie aropllanet ca here vijne e ca here s’kane hic deshire te fluturojne fare…o Malo.
Ca te tjere thone qe pas fotografive me Elisen e Veliajn sikur ke filluar te behesh edhe me i dashur me gjakun e ri te Partise…ndaj dhe Tualet Balla i Librazhdit e Ulsiu pi Dibre janë bërë xheloz aq sa nuk të shkon mendja..
Ca ”zhurmemedhenj” thone qe Edvini te paska cuar haber e te ka thene se ja pikerisht tani erdhi koha te me mbeshtesesh jo thjesht mua por Partine ….pasi ate shtepine muze ne Gjirokaster, ate tjetren ne Tirane e Vajzën Ambasadore në OKB …nuk ti beme as une e as Erioni por Partia….
Dhe per Partine ti historikisht ke lene koken o Malo…te mbahet mend si i shkrove atehere….ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti…etj etj
Edvini ne Vlore e ti pas 20 vjetesh e pas Edvinit po ne Vlore…e pikerisht te dy bashke ne diten e vdekjes se Komandantit qe s’po lini gje pa bere per ta ri-ngjallur …Enver ai e Edver ky…aty -aty jane edhe pse ky i sotmi sikur ja ka kaluar atij te djeshmit me duket mua o Malo…por nuk e di c’mendon ti…
E di pse te pyes se …mu kujtua nje leter publike e jotja para ca vitesh kur ju drejtove Bashes e i the….terhiqu ti qe te zgjidhet Edvini …dhe kjo ne te mire te shqiptareve e te Shqiperise…[???]…
E nuk eshte cudi qe sot tu thuash e tu mbushesh mendjen vlonjateve votoni kete te Lungomares e jo ate te Flamurit Blu…
Po sot ne Vlore c’te kesh kurdisur valle o Malo…jo per gje por mua ku s’me shkon mendja ndaj dhe rri e rri e pyes veten c’ne Kadareja sot ne Vlore…ne 11 prillin e ngordhjes se Enverit…c’ne ne nje kohe jo fort te justifikueshme e te pershtateshme per te vizituar qytetin bregdetar te Shqiperise…e sidomos c’ne ne te njejten kohe me Ramen qe po ben fushate per mandatin e tij te trete…
Jetojme kohe te liga o Malo…ndaj ku s’te vete kjo kodosh mendje…
Qofte pa zarar ishalla por zor te jete keshtu se ti nuk je i lojtur nga mendja te ri -dashurohesh me Vloren ”tende” pas 20 vjetesh kesisoj…
Nejse cudia me e madhe vetem 3 dite zgjat themi ne shqiptaret o Malo …hajd mo po durojme deri nga e Merkura sa te marrim vesh tamam – tamam se c’deshe ti ne Vlore kur aty ishte edhe Shefi i madh i Partise e i Qeverise tende…
Sikur ke shkruar diçka edhe për një Prill të Thyer ti o Malo …apo gaboj unë?
Sigal