Panariti: Profesionistët “Google search ” të sigurisë ushqimore janë ushqimi më i mirë i “pasigurisë”!

434
Sigal

Nga Edmond Panariti:

Profesionistet “Google search ” të sigurisë ushqimore janë ushqimi më i mirë i “pasigurise”! Nëse do të isha gazetar dhe do të ftoja në interviste ose në studio, dike për të folur rreth sigurisë së ushqimit, separi do ta pyesja se çfarë e lidh të ftuarin profesionalisht me sigurine e ushqimit? A ka kryer ai vetë analiza të ndotesve ushqimore? A ka drejtuar projekte kombetare dhe nderkombetare në këtë fushë? A ka botime shkencore brenda dhe jashtë vendit për ndotesit mikrobiale, hormonale, toksinat, insekticidet, metalet e renda, radioaktivitetin në ushqime etj. Nëse pergjigja do të ishte negative, atehere të jeni të sigurte se para jush ndodhet nje profesionist “Google search” i cili merr persiper tju flase dhe interpretoje të dhëna jo vetem për ushqimin, por me plot siguri dhe kompetence edhe për ngrohjen globale, armet kimike, tregjet financiare, inflacionin, ndryshimet demografike, trashegimine kulturore dhe keshtu me radhe..