Pamje alarmante nga Kakavija/ Njerëzit pa maskë, grumbull dhe të dyndur drejt sporteleve (VIDEO)

159
Sigal

Situata e rënduar nuk është vetëm përgjatë rrugës në Kakavijë, por dhe në pikën kufitare. Siç shihet dhe nga pamjet, situata në kufi paraqitet më e rëndë.

Nga disa pamje të publikuara në mediat sociale, shihet një dyndje qytetarësh në sportele, ku nuk mbahet as distancë, as maskë dhe asnjë rregull tjetër kundër COVID.

Nëse kjo situatë do vazhdojë, mund të kemi një katastrofë humanitare, pasi grumbujt e krijuar mund të jenë vatra të reja për COVID-19.