U mbyt tre ditë më parë, polumbarët nxjerrin nga lumi trupin e 55-vjeçarit

523
Sigal

Gjendet trupi i pajetë i 55-vjeçarit, Arben Shaqiri, i cili u mbyt pasditen e së dielës (12 maj 2019) në lumin Bistrica në Sarandë.

Kanë qenë polumbarët të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi gjatë paradites së sotme.

Dyshimet kryesore janë për një vetëflijim në kushte të rënduara psikologjike. Sipas djalit 15-vjeçar që e pa për herë të fundit, i ati ishte i dehur dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

55-vjeçari, Arben Shaqiri, kishte vetëm 4 ditë që kishte dalë nga burgu pas dënimit për dhunë në familje, ndërsa në vitin 2005, familjes i kanë abuzuar dhe vrarë një fëmijë.