Britani e Madhe, karantinë edhe për pasagjerët e ardhur nga Franca dhe Holanda

254
Sigal

Nga ora 04:00 e ditës së nesërme, çdo pasagjer që mbërrin në Britaninë e Madhe nga Franca, Holanda, Malta, Monako, Aruba dhe ishujt Turks dhe Kaikos do të duhet të karantinohet për 14 ditë ose do t’i nënshtrohet një gjobe.

Sipas qeverisë britanike kjo vlen edhe për pasagjerët britanikë që mbërrijnë nga këto vende.

“Nëse shkoni në Britaninë e Madhe pas orës 04:00 (03:00 GMT), të shtunën, nga këto vende, do të duhet të karantinoheni për 14 ditë”, deklaroi ministri i Transporteve, Grant Shapps.

Masa mund të shkaktojë një kthim masiv prej përafërsisht 500 000 turistësh britanikë, aktualisht me pushime në Francë.