Paketa qesharakee rezistencës socaile dhe krahasimi me vendet fqinje

157
Sigal

 

Qeveritë e rajonit kanë nisur që të “hapin qeset”, për të ndihmuar qytetarët të kalojë këto momente të vështira, ne ngushëllohemi me faktin që askush në Shqipëri nuk ka vdekur për të ngrënë, të paktën kështu thotë Rama.

Kanë kaluar gati 2 javë nga 12 marsi, ditë kur kryeministri Edi Rama doli me disa pika për të “ndihmuar” qytetarët për të përballuar krizën ekonomikë që vjen si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë. Që atëherë nuk ka më asnjë gjë të re…

Bordi i Kontrollit të çmimit të karburanteve dhe ai i çmimit të produkteve të shportës, mblidhet herë pas here për të marrë vendime, por mbledhjen zhvillohen pas dyerve të mbyllura, e qytetarët njihen vetëm me çmimin, e se si vendoset, mbi ç’kritere, nuk di ta thotë askush.

Përpos rregullimi të çmimeve në treg, Rama u premtoi qytetarëve edhe disa pika të tjera, ku pretendohet se do t’i ndihmojë me zbutjen e impaktit të krizës, kur në fakt janë të gjitha premtime për t’u mbajtur përgjatë vitit 2022, që janë afruar në zbatim, si përshembull indeksimi i pensioneve, apo dhe rritja e pagës minimale.

Plani me 7 pika i Rezistencës Sociale

1.13.6 mld dollarë për të indeksuar pensionet, përfitojnë 637. 542 pensionistë
2. 434 mijë përfitues, ne do të kompensojmë me lek në dorë rritjen e çmimeve të shportës që është 7%, qeveria do japë 30 mijë lekë të vjetra për 3 muaj rresht si kompensim për rritjen e çmime të shportës. Përfitojnë pensionistët e invaliditetit, që jetojnë vetëm, personat e aftësi të kufizuar të verbër, tetraplegjik dhe paraplegjik dhe familjet e skemës së ndihmës ekonomike.
3. Mbështetja për fermerët: 1.4 mld lekë, ose 14 mln dollarë me një shtesë plus 5 mln dollarë që do derdhet menjëherë
4. Shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke derdhur 500 mln lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës që asnjë udhëtar mos të preket nga rritja e çmimit të biletës.
5. Dy muaj përpara, ligji për zerimin e taksës mbi pagën deri në 400 mijë lekë, përgjysmimi taksës për pagat deri në 500 mijë lekë
6. Në prill paga minimale 320 mijë lekë të vjetra
7. 20 mld lekë të tjera, financimin e mburojës së çmimit të energjisë që të vazhdojë familjet dhe bizneset e vogla të paguajnë energjinë elektrike sikur s’ka ndodh asgjë.

Kaq kemi mundësi tha Rama dhe e mbylli komunikimin me qytetarët, por le të hedhim një sy në rajon. Si janë mundësitë tonat, në krahasim me ato të vëllezërve tanë në Kosovë, e miqëve të “Open Ballkan” në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut? Për çështje shtrirjeje gjeografike do krahasojmë edhe masat e Greqisë, edhe pse jemi shumë larg…

SERBIA

Qeveria e Republikës së Serbisë miratoi Dekretin e ndryshuar për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës, i cili u mundëson subjekteve ekonomike që merren me tregtinë e lëndëve djegëse motorike dhe lëndëve të tjera në pikat e furnizimit të automjeteve, të marrin, përveç mbushjes së tyre në karburant depozita në kontejnerë për transportin e derivateve të naftës në një sasi maksimale deri në 60 litra. Sipas mediave vendase, në këtë mënyrë, para së gjithash, u mundësohet fermerëve që përdorin makineri bujqësore si mjet pune, të vazhdojnë punën e tyre pa pengesë. Vendimi aktual, si dhe ndryshimet e tij, janë marrë me qëllim parandalimin e trazirave të mëdha dhe ruajtjen e standardit të jetesës së popullatës. Qeveria e Serbisë miratoi gjithashtu një vendim të ndryshuar për ndalimin e përkohshëm të eksportit të produkteve bazë agroushqimore të rëndësishme për popullatën, i cili përjashton vajin bruto nga farat e lulediellit ose shafranin nga ndalimi i eksportit, duke pasur parasysh se ky produkt nuk mund të përdoret. për përpunim të mëtejshëm në vaj luledielli të rafinuar dhe përdoret më së shpeshti në industrinë e bojës dhe llakut. Gjithashtu, u vendos që në listën e produkteve të ndalohet përkohësisht eksporti i vajit të lulediellit të rafinuar. Ndërkohë që presidenti Vuçiç ka premtuar se në depot e shtetit ka grurë e rezerva të tjera, të mjaftueshme për të mos e future vendin në krizë, madje ka aq shumë sa të ndihmojë edhe Shqipërinë me grurë nëse mbetemi keq. Ndërkohë që naftën kanë premtuar ta mbajnë nën shumën e 1.7 euro për litër. Si? Shumë e thjeshtë, i kanë kontrolluar rezervat dhe i kanë të mjaftueshme për 3 muaj, jo si Shqipëria që u kujtua 2 javë pasi në vend po bëhej kërdia, e një litër po shkonte gati-gati 300 lekë të reja.

GREQIA

Brenda 10 ditëve siç edhe e premtoi, kryeministri grek, Kyriakos Mistotakis doli për të njoftuar qytetarët lidhur me krizën në vend. Totali i ndërhyrjeve për lehtësimin e familjeve dhe bizneseve që janë paralajmëruar apo zbatuar deri më tani shkon në një vlerë rekord prej 3.7 miliardë euro që shteti injekton në ekonomi dhe ndihmë sociale tek qytetarët greke. Paketa e masave ndihmë përfshin ndihmesën për pensionistët, të papunët dhe ata që kanë paga të ulët, familjet me fëmijë dhe subvencionimin e energjisë dhe karburantit si edhe ndihmën për fermerët.

Më konkretisht, qeveria ka vendosur:
• 22 cent për litër karburant
• 20 euro për Mëh termike për energjinë, vendim ky që prek 540 mijë konsumatorë në Greqi
• Ndihmë mesatare mujore për një familje mesatare që konsumon deri në 300 Këh/muaj rritet nga 40 euro në mars në 72 euro në prill , një normë rritjeje prej 80%.
• Subvencioni i gazit vazhdon në muajin prill me 40 €/Këh për familjet dhe 20 €/Këh për bizneset, me një kosto prej 30 milionë euro. Kostoja totale e subvencionit të energjisë elektrike dhe gazit është vlerësuar në 636 milion euro për muajin prill.
• Rritja e subvencionit të energjisë elektrike për familjet dhe bizneset. Për individë rritet nga 70% në 80% mesatarja e rritjes për 310 Këh të para (90% për 155 Këh të para dhe 70% për 156-310 Këh. ) për muajin prill me një kosto prej 218 milionë euro. Subvencionimi i energjisë elektrike për bizneset është dyfishuar për të mbuluar rreth 50% të rritjes për muajin prill, me një kosto prej 278 milionë euro.
•Një subvencion me shumën 110 milionë euro jepet për të mbuluar përqindjen më të madhe të rritjes së energjisë elektrike për periudhën janar-prill në bizneset e vogla.
• Ndihma për bizneset, çmimi i subvencionit dyfishohet nga 65 euro/Mëh në muajn mars shkonë në 130 euro/Mëh në prill.
•Këste me 200 euro për qytetarët në nevojë për të përballuar rritjen e çmimeve para Pashkëve.
• Një masë ndihme me 105 euro për fëmijën e parë dhe të dytë në varësi të të ardhurave dhe 210 fëmijën e tretë dhe për çdo fëmijë pasardhës. Përfituesit arrijnë në 625,000, me më shumë se 1 milion fëmijë dhe kostoja llogaritet në 97.5 milion euro.
•Ndihmë 200 euro për 676 735 pensionistë me të ardhura të ulëta.
• Ndihma prej 200 euro për 34964 të moshuar të pasiguruar me një kosto prej 7 milionë euro.
• Ndihma prej 200 euro për 166,982 përfitues të përfitimit të aftësisë së kufizuar me një kosto prej 33.4 milionë euro.
• Dyfishim i të ardhurave minimale të garantuara për 241 281 përfitues të të ardhurave minimale të garantuara, me një kosto prej 50.9 milionë euro.

Shkurt; para! Para që dalin nga i njëjti buxhet shteti që përballoi edhe pandeminë e koronavirusit, e që tani do të ndihmojnë qytetarët që të kalojnë edhe këtë krizë, të mbrojtur nga qeveria.

MAQEDONIA E VERIUT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se pensionet e marsit me 1.000 denarë shtesë do të fillojnë të paguhen nga 29 marsi, masë e ngjashme me atë të vendit tonë. Por nuk është e vetmja masë pasi qeveria ka vendosur që të heqin TVSH për të gjitha mallrat bazë dhe ushqimet e shportës. Masë që duhet ta zbatojnë të gjitha marketet që shesin bukë, miell TIP-400, qumësht me yndyrë 2 për qind, 3,2 dhe 3,5 për qind, sheqer të bardhë, vaj luledielli, mish dhe produkte të tjera, oriz të bardhë dhe vezë, ndërsa sot do të duhet të rregullojnë aparatin fiscal. Norma e reduktuar e TVSH-së nga 5% në 0% do të zbatohet deri në fund të majit, kur masat do të rishikohen. Po ashtu, ulje do të ketë edhe në TVSH-së e burimeve të energjisë, pra benzinës dhe gazit nga 18% në 10%.
Kompleti i masave të miratuara nga qeveria llogaritet në 400 milionë euro, prej të cilave 100 milionë janë anulime të të hyrave të planifikuara në Buxhet, ndërsa 300 milionë janë shpenzime buxhetore.

ITALI

Qeveria italiane do të ulë një pjesë të taksave, të cilat janë rritur me 35-43 % nga dhjetori deri më sot, e gjithashtu po studiohen të gjitha të dhënat për të mundësuar rimbursimin e faturave të energjisë elektrike dhe karburantit, ulja do të jetë 15 cent për litër. E gjithsahtu po vlerësohet edhe ulja e akcizës për karburantet, pasi ka patur të ardhura më të larta se TVSH. Deri më tani mendohet se do të vihet në zbatim një praktikë që është parashikuar që në vitin 2008, ku do të ulë taksën fikse me 22%, duke qenë se shteti po mbledh më shumë me Tatimin mbi konsumin ( TVSH). E po ashtu, në frontin e faturave, Cingolani tha se mbi 15 miliardë ndihma janë alokuar për të zbutur rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

KOSOVË

Ndërkohë që në Shqipëri çmimi është ende i lartë, ndërsa aktualisht në Kosovë, 1 litër naftë kushton ndërmjet 1.50 euro deri 1.52 euro, kurse benzina po tregtohet me 1.39 euro deri 1.41 euro. Ndërsa për fermerët…? Shkrut të themi, qeveria e Kosovës miratoi 50 milion euro në mbështetje të fermerëve, shumë kjo 3 herë më e lartë se buxheti i qeverisë shqiptare. Por nuk janë ndalur me pasi është paralajmëruar edhe ulje e çmimit të derivateve të naftës deri në 1.40 cent.

Qeveritë e rajonit kanë nisur që të “hapin qeset”, për të ndihmuar qytetarët të kalojë këto momente të vështira, ne ngushëllohemi me faktin që askush në Shqipëri nuk ka vdekur për të ngrënë, të paktën kështu thotë Rama. Qeveria duhet të ndërhyjë për të marrë masa konkrete në mënyrë që lufta të mos varfërojë më shumë të varfërit dhe t’u dalë në krahë qytetarëve me rrogë mesatare, pasi me ditët që mund të vijnë 600 euro janë shumë pak për të jetuar. Edhe pse për ministret e Ramës 140 euro janë mëse të mjaftueshme.