Paketa e qeverisë është e pamjaftueshme për situatën që po kalojmë

423
Sigal

Nga Suzana Topi

Rishikimi i buxhetit 2020 ështē domosdoshmëri për situatën që po kalon vëndi ynë si pasojë e pandemisë .

Qeveria nëpërmjet aktit normativ vë në dispozicion të situatës paketën financiare prej 370 milion usd. Nga kjo shumë 25 milionë janë për shëndetësinë, 100 milionë ne mbeshtetje te kompanive per pagat e punonjesve, 65 milionë për shtresat në nevojë dhe ata që nuk mund të punojnë për shkak të urdhërit për vetëizolimin, 150 milionë shlyerja e kamat vonesave për pagesat e faturave të energjisë tē popullatës , 20 milionë për Ministrinë e Mbrojtjes, për operacionin humanitar, 10 milionë si fond rezerve për Këshillin e Ministrave për urgjenca të paparashikuara.

Kjo paketë është e pamjaftueshme dhe duhet zgjeruar ,mbështetja financiare duhet të jete më e fortë dhe më ambicioze. Shëndeti siguria, mirqënja e qytetarëve duhet të jenë prioritetet e Qeverisë.

Paketa shtrin efektin e saj nga data 1 prill duke mos marë parasysh vështirësitë e biznesit apo shtresave në nevojë ,për shkak të masave shtërnguese që Qeveria ka marë për karantinim prej datës 12 Mars. Kriza nga kjo pandemi do të sjellë pasoja të konsiderueshme në ekonomi,fondet e dhëna për rimëkëmbjen e biznesit janë të pamjaftueshme.

Rreth 80 mijë biznese të vogla kanë mbyllur qepenët ,nga të cilat 35 mijë janë të përjashtuara nga kjo pakete së bashku me shitësit ambulantë. Qeveria duhet të mbështesë biznesin me nje plan masash konkrete financiare ,sepse shumë prej tyre rrezikojnē falimentin dhe rrjedhimisht mbylljen e vëndeve të punës për shumë familje shqiptare.

Shuma e ofruar ndaj sipërmarrjeve dhe shtresave më në nevojë të shoqërisë ,është e vogël dhe nën kapacitetet reale të buxhetit të shtetit dhe ekonomisë kombëtare. Pra eshte larg nevojave të ngutshme të sektorëve më të prekur nga kriza si i ndustrisë ,shërbimeve , turizmit,bujqësisë,kompanive mediatike, fasoneri .

Cfarë mbështetje do të ketë biznesi i madh pērveç mbështetjes financiare në formë kredie ku shteti i tyre i detyron të zhyten në kredi për të paguar pagat apo detyrime të tjera. Situata ekonomike nga pandemia e COVID-19 ,në vijim të pasojave të tërmetit të 26 nëntorit ka paralizuar jetën ekonomike ,dhe shtresat në nevojë. 70 mijë familje janë hequr nga ndihma ekonomike ,ku 1 ne 10 shqiptarë nuk siguron dot minimumin jetik dhe përballet me skamjen dhe varfērinë ,shqiptarët janë renditur më të palumturit e Europës, në “Indeksin e lumturisë qe i referohet vitit 2019 të publikuar nga OKB, si dhe Shteti i 13 më i korruptuar.

Prandaj çdo Shqiptar në nevojē nuk duhet të përjashtohet nga ndihmat, sepse sot më shumë se kurrë duhet të ndjejnë solidaritetin, dhe mbështetjen e Shtetit. Prioritetet e qeverise janë tenderat ,konçesionet PPP Në kulmin e krizës së kësaj pandemie Qeveria tenderon 30 milion eur për betonim dhe 411 milion për rikonstruksion mobilim zyrash në Spitalin e Traumes.

Kryeministri dhe Qeveria të ndërpresë propagandën dhe të marë masa që vëndi të mos futetet në recension ekonomik ,duke anulluar miliona eur kontrata koncesionare si dhe tendera korruptiv ,të shkurtohen shpenzimet operative të Qeverise ,të tregohet kujdes në menaxhimin e financave Publike.