Përmbyjtjet/ Uji hyn në banesa, situatë e rënduar në Sukth dhe Rrushkull (FOTO)

372
Sigal

Reshjet e dendura të shiut që ranë të dielën kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Sukthit, pasi gjatë orëve të natës, lumi Erzen ka dalë nga shtrati.

Mbi 60 familje  në fshatin Katund i ri, 30 në fshatin Erzen dhe 30 në Sukth janë të bllokuara. Në këtë zonë janë evakuuar 5 familje. Për këtë kanë ardhur në ndihmë zjarrfikësit,.

Situatë e rënduar paraqitet edhe në Rrushkull, ku ekipet e zjarrfikëses janë nisur drejt zonës sepse u është kërkuar ndihmë nga banorët.

Edhe në Shijak, siç u tha më herët gjatë mëngjesit, rreth 10 familje ishin izoluar pasi uji u kishte depërtuar në katet e para të banesave. Sakaq për shkak të kësaj gjendje gatishmërie është anuluar mbledhja e këshillit bashkiak.

Përmes një postimi në Facebook, kryebashkiaku Arbana njofton se është kërkuar mbështetje nga Ministria e Mbrojtjes.

“Bashkia Shijak është pranë familjeve që rrezikojnë përmbytjen si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen. Po merren masat e nevojshme për t’ju ardhur në ndihmë këtyre banorëve. Kemi kërkuar mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do të jetë e nevojshme për evakuimin e tyre. Po punojmë për të rikthyer sa më shpejt situatën në normalitet. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”, – shkruan ai.