Ditëlindja e shkrimtarit të njohur/ Akademia e Shkencave do të rikandidojë Ismail Kadarenë për çmimin “Nobel”

Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të rikandidojë shkrimtarin e njohur shqiptar me fame botërore, Ismail Kadarenë për çmimin “Nobel” në Letërsi.

Mësohet se Akademia e Shkencave, në nderim të 85-vjetorit të akademikut, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”, veprimtari që do të mbahet më 28 janar 2021.

NOA

Pas kumtesave, do të jepet njoftimi për rikandidimin e shkrimtarit për çmimin “Nobel” dhe më pas do të çelet ekspozita fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit, përgatitur nga Roland Tasho.