Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet pasi një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dajtit, në fshatin Surrel. Dyshohet se në makinë kanë qenë tre persona.

Ende nuk bëhet e ditur nëse ka viktima apo jo. Menjëherë në vendngjarje janë dërguar shërbimet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca.

“Më datë 07.10.2018, rreth orës 18:30, në rrugën e “Dajtit”, në fshatin Surrel, një mjet ka dal nga rruga dhe ka rënë në greminë.Brenda në mjet dyshohet të jenë tre persona,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Deri më tani bëhet me dije se në automjet ndodheshin 3 persona të gjinisë mashkull, 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Ndërkohë nuk janë zbuluar ende shkaqet e aksidentit.