Situatë kaotike te Tirana, perla e Mazrekajt trondit kampionët në fuqi (VIDEO)

214
Sigal

Si të mos mjaftonte largimi i trajnerit Nevil Deda pak minuta para sfidës me Laçin, kampionët në fuqi, kanë pësuar një tjetër tronditje teksa u mposhtën nga kurbinasit e Shpëtim Duros, me rezultatin 0-1 falë perlës së Mazrekajt nga goditja e dënimit në minutën e 72-të.

Me këtë disfatë në shtëpi, bardheblutë i kanë “larë duart”, për sa i përket titullit kampion, teksa janë pozicionuar në vendin e 6-të me 20 pikë, 16 më pak se kryesuesit e Vllaznisë.