Vasili: Pengimi i testimit të koronavirusit nga laboratorët e tjerë, i paligjshëm për të fshehur të vërtetën!

354
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzon qeverinë për fshehje të të dhënave reale për personat e sëmurë më koronavirus.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet se ndalimi i laboratorëve privatë për të kryer analiza është shkelje ligjore dhe strategji e qeverisë për të mos treguar numrin real të të prekurve, pasi qeveri ka frikë se del numri real sepse dyshohet se janë shumë me shumë se sa parashikon kryeministri.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Pengimi i testimi të coronavirusit nga laboratorët e tjerë, i paligjshëm dhe për të fshehur të vërtetën!

Testimi i gjerë i popullatës për coronavirusin është kërkuar publikisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që ka theksuar si strategjinë më efikase: “TestimTestimTestim.”

Kjo është mënyra e vetme për të kontrolluar situatën dhe për të penguar përhapjen.

Eshtë fakt, që shteti në Shqipëri realizon një numër shumë shumë të kufizuar testimesh, i cili është shumë shumë larg nevojave për testim të gjerë.

Ndërkohë shteti në vend të promovojë e stimulojë me të gjithë forcën dhe mundësitë e tij edhe laboratorë të tjera për ta bërë testimin, përkundrazi jo vetëm i pengon por edhe i kërcënon ato.

Çdo laborator publik ose privat, që plotëson kushtet duhet të lejohet të kryejë testimin.

Këtë e lejon fare qartë “LIGJI Nr. 15/2016
“PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E INFEKSIONEVE DHE SËMUNDJEVE INFEKTIVE”.

Ligji lejon diagnostikimin për sëmundjet infektive nga të gjitha strukturat ku

Neni 9 pika 3 saktëson:

“3. Identifikimin e shkaktarëve të sëmundjeve infektive, me qëllim përcaktimin e
diagnozës, e kryejnë institucionet shëndetësore publike e jopublike të licencuara, sipas
legjislacionit në fuqi për licencimin”.

Për çdo rast të konstatuar pozitiv përcaktohet në ligj detyrimi për t’i raportuar në Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës Epidemike që hetojnë rastin ose vatrën eventuale.

Ja ç’thotë Neni 5:
“Njoftimi dhe raportimi i sëmundjeve infektive
1. Sëmundjet infektive janë objekt i raportimit periodik dhe të detyrueshëm. Ministri
përgjegjës për shëndetësinë miraton, me urdhër, listën e sëmundjeve infektive dhe udhëzuesit
përkatës për raportimin në mënyrë të detyrueshme nga institucioni publik apo jopublik
shëndetësor në organet përkatëse.
2. Çdo institucion publik apo jopublik raporton tek organet përkatëse, të përcaktuara nga
ministri përgjegjës për shëndetësinë për:
a) çdo infeksion, i cili, sipas tij, paraqet apo mund të paraqesë dëm të rëndësishëm.”

Për këto arsye pengimi i testimit të coronavirusit edhe nga laboratorë të tjerë është pa asnjë diskutim një veprim i qëllimshëm për të mbuluar realitetin dhe pa asnjë bazë ligjore.