Fuqizim i marrëdhënieve mes dy vendeve/ Ponari nga Tokio: Pas vizitës së kryeministrit Rama, rritje e interesimit të bizneseve japoneze për Shqipërinë

95
Sigal

Një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Presidenti i AJCCI (Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni) dhe i shoqëruar nga Ambasadori i Japonisë në Tiranë Z. Takada Mitsuyuki dhe një përfaqësi të anëtarëve të Dhomës, ndodhen në Japoni ku po zhvillojnë një sërë takimesh.

E gjithë vizita është fokusuar në mundësitë që ka Shqipëria në afrimin e biznesit japonez, shkëmbimin e eksperiencave dhe mendimeve me organet më të larta të biznesit japonez, mundësitë e investimeve dhe rritjen e numrit të turistve nga ky vend në vendin tonë.

Pas vizitës së kryeministrit Z. Edi Rama në Tokio, është rritur interesimi i bizneseve japoneze, në sektorë të ndryshëm, për zhvillimin e ideve për biznes mes dy vendeve.

 Gjatë këtyre ditëve të qëndrimit në shtetin aziatik, delegacionit shqiptar i janë rezervuar takime të rëndësishme, politike dhe ekonomike.

 Si President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni dhe Konsull Nderi i Japonisë në vendin tonë, pata një takim me përfaqësuesin e Ministrisë së Jashtme të Japonisë, Parlamentit dhe Grupit Parlamentar të miqësisë Shqipëri-Japoni, përfaqesues të Parlamentit, Dhomës Japoneze të Tregtisë dhe kompani të shumta vendase”, shprehet Z. Ponari.

E themeluar një vit më parë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI) ka për qëllim të favorizojë zhvillimet e marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Japonisë nëpërmjet krijimit të një rrjeti kontaktesh, ndërmjet korporatave këshillimi, ndërmjetësimi, orientimi i tyre për vendosjen në tregun shqiptar si dhe  çdo aktivitet tjetër me ndikim influencues në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Po kush është Z.Avni Ponari?

  1. Avni Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, kulturore dhe sportive të vendit.
  2. Ponari është themelues, aksioner dhe drejtues i 8 kompanive të Grupit “SIGAL UNIQA” në rajonin e Ballkanit (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut) dhe Përfaqësues Ekskluziv Zyrtar i markave të njohura ndërkombëtare “Toyota” dhe “Peugeot” në Shqipëri.

Ai është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt të konsiderueshëm në ekonomi dhe drejtues i suksesshëm i një sërë sipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhe sipërmarrjeve financiare.

  1. Ponari është anëtar i disa prej Dhomave më të rëndësishme të Tregtisë dhe Industrisë ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të tjera dhe President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Për më tepër, Z. Avni Ponari është Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri që prej vitit 2009 dhe një urë e rëndësishme lidhëse mes dy vendeve. Për këto merita, në vitin 2019 ai do të merrte vlerësimin e lartë nga vetë Perandori i Japonisë, “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” për kontributet e tij të jashtëzakonshme në promovimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore Shqipërisë-Japoni. Ndërsa më herët është vlerësuar edhe me ‘Çertifikatën e Mirënjohjes’ nga Qeveria Japoneze.

KONTAKTE:

Adresa: Qendra e Biznesit SIGAL, Blv. Zogu I, Tiranë

e-mail: [email protected]