Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërron jetë shoferi

575
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga raportimet e policisë aksidenti ka ndodhur në orën 10:00 tek mbikalimi i Gërdecit.

Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi, i cili rreth orës 17:00 ka humbur jetën në spital.

Njoftim nga Policia e Tiranës:

Më datë 01.04.2020, rreth orës 10:00, tek mbikalimi i “Gërdecit”, mjeti me drejtues shtetasin O.U., 29 vjeç, banues në Tiranë, ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtsen metalike anësore të rrugës, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë shendetsore, dhe rreth orës 17:00, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.