OSBE, kritika qeverisë: Ndaloni përdorimin e administratës në zgjedhje

254
Sigal

Zyra e OSBE në Tiranë ka reaguar sot, në nisje të fushatës elektorale, për shkeljet e rregullave nga partitë politike. OSBE shprehet se partitë politike nuk duhet të përdorin burime e administratës në zgjedhje. Kritika që duket e përgjithshme, në fakt i drejtohet vetëm Partisë Socialiste, pasi PD, LSI dhe partitë e tjera të opozitës nuk kanë asnjë administratë publike.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mbështet deklaratat më të fundit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Z. Ilirjan Celibashi, rreth sjelljes së partive politike dhe institucioneve gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit. Zbatimi i dispozitave të… …legjislacionit zgjedhor, ndalimi i përdorimit të burimeve publike, sjellja e rregullt e institucioneve, përfshirë edhe ato të qeverisjes vendore, si dhe kryerja e rregullt e veprimtarive politike.  Janë që të gjitha parakushte thelbësore për një proces zgjedhor modern në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”,- thuhet në njoftimin e OSBE.