Sjellja brutale e përgjegjëses së kadastrës së tokave Delvinë

734
Sigal

Fytyra e shtetit në sjelljen brutale të përgjegjëses së Kadastrës në Delvinë, Dallëndyshe Rugji

Jakup B. GJOÇA

Do të mësosh se çfarë fytyre ka shteti? Shko në një zyrë të administratës publike dhe shiko si sillen nëpunësit e shtetit me qytetarët. Më ka qëlluar fati, të shkoj në zyrat e administratës publike  në Stokcholm. Edhe pse nuk dija asnjë fjalë të gjuhës vendase, me ndihmën e përkthysëve  elektronikë, nëpunësi suedez, (aty nëpunësit e administratës publike janë të çdo kombësie, por kurrë nuk të shfaqin asnjë shprehje racizmi, apo brutaliteti) më sillet me edukatë, mirësjellje, i gatshëm që të ndihmojë në zgjidhjen e problemit e kërkesës. Ndërsa në Shqipëri, nëpunësit e shtetit sillen me qytetarë, thua se janë pronarë të shtetit dhe qytetarët janë shërbëtorët e tyre. Dallëndyshe Rugji, përgjegjësja e zyrës së kadastrave të tokës bujqësore në Delvinë, sillet ndaj qytetarëve përherë në mënyrë arrogante, madje, dje, nuk ka ngurruar që të ushtrojë dhunë dhe të zbojë me forcë nga zyra e saj një qytetar 79 -vjeçar. Sado, që qytetarët shpesh janë ankuar ndaj saj, se nuk është e etikës dhe në shkelje të ligjit, të sillet brutalisht me qytetarët, përgjegjësja e zyrës së kadastrës së tokës në Delvinë, Dallëndyshe Rugji, nuk nguron të përgjigjet me arrogancë, që ligjin në zyrën e saj e bën ajo dhe se ka edhe “krahë të ngrohta” nga deputeti i zonës.

Ngjarja e djeshme

Qytetari Q. GJ, 79- vjeç, me një prokurë në dorë, kërkoi nga përgjegjësja e zyrës së kadastrës së Delvinës,  një certifikatë pronësie të tokës bujqësore  për familjen e vëllait të tij. Mirëpo përgjegjësja e zyrës së kadastrës së tokave bujqësore,  Dallëndyshe Rugji, ia pret shkurt, se duhet të vijë vetë personi. Qytetari i thotë, se ka prokurën për kërkesën. Mirëpo zonja Dallëndyshe Rugji, me tone të larta, i përgjigjet vrazhdë (siç sillet me të gjithë qytetarët), që nuk e njeh prokurën, por ligji i saj thotë që duhet të jetë vetë personi. Qytetari, i kërkon t’i thotë, se cili ligj e ndalon të marrë një kërkesë për një person të tretë, kur ka prokurën e tij. Përgjegjësja e zyrës së kadastrës së tokës bujqësorë në Delvinë, Dallëndyshe Rugji, duke humbur durimin, del nga vendi i saj dhe, duke e shtyrë qytetarin 79 -vjeçar, e nxjerr përjashta zyrës së saj, duke i përplasur edhe portën në fytyrë.

Disa pyetje për eprorët  e përgjegjëses Dallëndyshe Rugji

  1. Kush e ushqen arrogancën dhe brutalitetin ndaj qyetarëve të përgjegjëses së zyrës së kadastrës së tokave bujqësore në Delvinë, Dallëndyshe Rugjit?
  2. A duhet që përgjegjësja e zyrës së shtetit, t’u japë përgjigje qytetarëve në bazë të një rregulloreje dhe ligji?
  3. Duke, marrë shkak nga pohimi i përgjegjëses Dallëndyshe Rugji, se askush nuk i bën asgjë për sjelljen e saj brutale ndaj qytetarëve, ngaqë ka “krahët e ngrohta” nga deputeti i zonës, pyesim: Si është emëruar në një detyrë të rëndësishme të administratës publike, një nëpunëse që sillet kaq me arrogancë dhe brutalisht më qytetarët? Apo vallë nëpunëse të tilla, si Dallëndyshe Rugji, emërohen me miqësi e hatëre dhe janë të paprekshëm, edhe kur, jo vetëm nuk bëjnë detyrën, por edhe kur sillen pa etikë me qytetarët?

Fytyra e shtetit duket qartë në sjelljen brutale të Dallëndyshe Rugjit, përgjegjëses së zyrës së kadastrës së tokave bujqësore në Delvinë. Nëpunës të tillë, që janë emëruar ndoshta në sajë të miqësive, përkrahjeve të deputetëve, konkurset  e vendeve të punës  në shtet janë formale, se po të zbatohet kriteri i meritokracisë, nuk e besojmë se përgjegjësja Dallëndyshe Rugji, ka merita të tilla, qoftë në etikë, qoftë në përgatitjen profesionale (studente e notës së ulët), të meritojë një vend pune në administratën publike.