Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit, flamur të kuq

1484
Sigal

Finalizohet tenderi  “me flamur të kuq” për Uniformat e Policisë së Shtetit

Shpallet fituesi i një prej tenderëve me vlerë më të lartë dhe me procedurë më të diskutuar  vitin e fundit, tendër i realizuar nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara për llogari të Policisë së Shtetit. Me objekt tenderimi  “Blerje dhe shpërndarje e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit”, ky tender kishte vlerën fond limit prej 2 800 347 570 (dy miliard e tetëqind milion e treqind e dyzet e shtatë mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) Lekë. Procedura e përzgjedhur,  “Procedurë e Kufizuar mbi Kufirin e Lartë Ndërkombëtar”. Procedurë që krijon risk për probleme të konkurrencës, klientelizmit dhe të hapësirave për negocime të këtij kriteri. Kjo procedurë përdoret në raste shumë më specifike dhe me arsyetim nga autoriteti prokurues. Tenderi është shpallur në 26 korrik 2019 dhe fituesi është shpallur një vit pas fillimit të procedurës.

Afatet e tenderimit u shtynë disa herë

Zvarritjet në kohë u shkaktuan edhe si pasojë e ankesave të konkurentëve dhe kohës për shqyrtim nga Komisjoni i Prokurimit Publik. Në garë morën pjesë tre operato bashkim i bizneseve shqiptare dhe të huaja.Fitues është shpallur  Konkurenti  bashkim operatorësh  “D&E shpk+ Summer Conf srl + Loverst s.r.l + YAKUPOGLU TEKSTIL VE DER SAN TIC AS A VEDAT YAKUPOGLU”. Bashkim biznes shqiptar- biznes italian -dhe turk. Ky bashkim operatorësh do të lidhë kontrata në bazë të marrëveshjes kuadër,  duke filluar brenda 60 ditëve nga marrëveshje ofrimin e mallit të kontraktuar (uniformat policore). Të dhëna për këtë tender janë në link http://openprocurement.al/sq/agency/vieë/id/344. Ky tender ka një shënim me flamur të kuq pasi ka skualifikim të operatorëve konkurrues, përveç fituesit.